Flash

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

Lapsi.al 27 October 2025
Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës të dielën, duke theksuar se tensioni ishte i ndjeshëm gjatë seancës që nisi me mbi një orë vonesë.

Në artikull thuhet se “për herë të tretë në karrierën e tij politike, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkonte të zgjidhej kryeministër i vendit ballkanik". Rezultati: një dështim që ishte i pritshëm. Vetëm 56 deputetë votuan për formimin e kabinetit të tij, 52 ishin kundër, ndërsa 4 abstenuan.

Kështu, Kurti nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash në një parlament me gjithsej 120 vende. ”Sipas “Berliner Zeitung”, votimi mund të shihet si “një simptomë e një krize politike më të thellë në Kosovë”. Më tej shtohet se “prej më shumë se 9 muajsh, bllokadat institucionale dhe përplasjet partiake e kanë paralizuar vendin. Kurti, që nga viti 2020 udhëheq shtetin e ri ballkanik si Kryeministër, konsiderohet nga shumë analistë si shkaku kryesor i kësaj ngecjeje.

”Qasja e tij “shpesh e ashpër dhe konfrontuese ndaj kundërshtarëve politikë e ka mbajtur Vetëvendosjen – pavarësisht humbjeve – si forcën më të madhe politike në vend, por njëkohësisht e ka bërë pothuajse të pamundur krijimin e koalicioneve”, shkruan gazeta.

Politikanë të rëndësishëm të opozitës nga partitë kryesore parlamentare “e kanë përjashtuar bashkëpunimin me Albin Kurtin prej vitesh”.

Tani, zgjidhja e krizës i takon presidentes Vjosa Osmani, e cila ka detyrimin që brenda dhjetë ditësh të emërojë një kandidat të ri për formimin e qeverisë. “Nëse dështon edhe kjo përpjekje, Kushtetuta parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh”, shkruan “Berliner Zeitung”, duke theksuar se tashmë “po shtohen zërat që e shohin këtë si të vetmen mundësi të besueshme për ta nxjerrë vendin nga bllokimi politik.”

Besimi i brishtë i aleatëve

Sipas artikullit, “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përpoq të zbusë dëmin politik që mund të shkaktojë kjo situatë.” Më tej thuhet se “ajo reagoi me ‘keqardhje të thellë’ ndaj vendimit të SHBA-së dhe theksoi se marrëdhëniet me Washingtonin janë ‘pjesë thelbësore e shtetësisë dhe identitetit kombëtar të Kosovës’.” “Por domethënia simbolike e këtij zhvillimi është e madhe,” thekson “Berliner Zeitung”.

“Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është konsideruar themel i sovranitetit të Kosovës. Fakti që Washingtoni po shpreh publikisht dyshime mbi besueshmërinë politike të qeverisë në Prishtinë, shënon një pikë kthese të rëndësishme". Media gjermane shton se “edhe Bashkimi Evropian ka treguar pak durim kohët e fundit, gjë që reflektohet në bllokimin e fondeve të ndihmës për Kosovën.”

“Për ekonominë e brishtë të vendit, kjo është një zhvillim i rrezikshëm. Me rreth 1.7 milionë banorë, Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës, me papunësi të lartë dhe emigrim të madh të të rinjve. Edhe pse situata ekonomike është përmirësuar disi vitet e fundit, mungesa e mbështetjes së jashtme mund të sjellë rënie të ndjeshme të investimeve dhe humbje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë – një besim që edhe ashtu ka qenë i brishtë,” - përfundon artikulli i “Berliner Zeitung”. /Ekonomia Online

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI