Flash

Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të merrni tapinë

Lapsi.al 27 October 2025
Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të

Përgjatë një viti, nga tetori 2024 e deri në tetor 2025, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka legalizuar 28 pallate në Tiranë, duke i hapur rrugë banorëve të pajisen më në fund me Certifikatë Pronësie.

Në këto pallate janë afërsisht rreth 3 mijë njësi (apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera), të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë.

Veç të tjerash të gjitha këto prona këtej e tutje do të kenë një vlerë më lartë në treg.

Qeveria u jep mundësi banorëve të pallateve në shkelje të lejes së ndërtimit që, në mungesë të veprimit të investitorit, të marrin vetë iniciativën për përfundimin e legalizimit, duke plotësuar dokumentacionin për njësinë që posedojnë, duke bashkëpunuar me ASHK-në për përmbylljen ligjore të procesit.

Më konkretisht, kur investitori nuk ka përmbushur detyrimet ligjore, banorët duhet të ndjekin këto hapa për të vijuar procedurat e legalizimit në emër të tyre:

Të përfaqësohen nga administratori ose një përfaqësues me prokurë, për koordinimin e procesit të dokumentacionit teknik dhe juridik për gjithë objektin.

Të dorëzojnë dokumentacionin bazë, që përfshin:

Kopje të dokumentit të identifikimit (ID/pasaportë);

Kontrata e sipërmarrjes/porosisë, apo çdo kontratë tjetër e lidhur me ndërtuesin/investitorin;

Të dorëzojnë dokumentet e përbashkëta për objektin, si: Aktekspertiza e ndërtimit.

Të bashkëpunojnë me specialistët e ASHK-së gjatë matjeve dhe evidentimeve në terren, për përcaktimin e saktë të sipërfaqeve dhe kufijve të çdo njësie.

Të paguajnë tarifat përkatëse për legalizimin, sipas përllogaritjeve që kryhen nga ASHK pas verifikimit teknik dhe ligjor të objektit.

Të marrin vendimin individual të legalizimit për çdo njësi banimi apo shërbimi.

Pas miratimit të vendimit, banorët duhet të vijojnë me regjistrimin përfundimtar të pronësisë në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, ne portalin unik qeveritar e-albania.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI