Flash

Ahmetaj i përgjigjet ftesës së Dumanit për t’u bërë bashkëpunëtor

Lapsi.al 27 October 2025
Ahmetaj i përgjigjet ftesës së Dumanit për t’u

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e sotme kreut të SPAK Altin Dumani i cili më herët deklaroi në parlament se “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë” Në një intervistë telefonike në emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim.

“Edhe në teknikën ligjore, “bashkëpunëtor” quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si “bashkëpunëtorë të drejtësisë”. Unë nuk kam pse të jem “bashkëpunëtor” pasi nuk kam kryer asnjë krim.

Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Domethënë nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja” – tha Ahmetaj.

"E dyta, unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time me urdhër politik, dhe erdhi aty ku unë isha thirrur në SPAK së bashku me avokatin tim, dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje.

Për çfarë jam i mirëpritur unë, për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë" - tha Ahmetaj.

"Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me McGonigal, por thotë "jemi duke hetuar", pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre. Do vij unë atje, por do t'i them unë të gjitha. Të mbrohem njëhere dhe do të vij aty" - tha Ahmetaj.

Më herët Dumani duket se i ka bërë një ftesë të hapur dhe publike ish-zëvendës-kryeministrit që të bëhet bashkëpunëtor dhe të dëshmojë për aferën e inceneratorëve.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 persona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte penale të tjera për këtë veprimtari kriminale.

Lidhur me pyetjen sepse nuk është marrë i pandehur ende Erion Veliaj, dua të them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende dhe vijojnë për inceneratorin e Tiranës.

Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne sot ai është person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, - u shpreh Dumani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI