Flash

PAMJET/ Bashkia e Tiranës në alarm pas videos së Florian Binajt

Lapsi.al 27 October 2025
PAMJET/ Bashkia e Tiranës në alarm pas videos së Florian Binajt

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj duket se ka bërë punën e parë publike në kryeqytet, madje pa u zgjedhur në këtë detyrë. Mjaftoi publikimi i një videoje mbi malin e inerteve të lënë pas dore pas shembjes së ndërtimeve pa leje në rrugën “Xhanfize Keko” që bashkia e Tiranës të vihej menjëherë në aksion.

Në videon e tij Binajt tallej dhe ironizonte se kishte gjetur "lulishten" më të re në Tiranë.

“Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por edhe gjithë Tiranës. Këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami dhe lule leshi guri”, – shprehet me ironi Binaj në video.

Duke vazhduar me ton sarkastik, ai shton se kjo “lulishte” është vepër e “dy arkitektëve italianë të famshëm, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”, dhe e cilëson si “lulishtja e parë në botë me dizajn duplex, e cila shkrihet natyrshëm me trotuarin, duke ofruar hapësira për nënat me fëmijë dhe për moshën e tretë”.

“Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, përfundon me ironi Binaj, duke lënë të kuptohet se pas “gjelbërimit” fshihet mungesa e kujdesit për hapësirat publike në Tiranë.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Video-2025-10-27-at-20.47.06-1.mp4"][/video]

Por propaganda socialiste nuk mund të lejojë një “njollë” të tillë ndaj në orët e mbrëmjes aty vërshuan dhjetëra forca të policisë bashkiake, ekskavatorë dhe makina që brenda natës duhet të zhdukin rrënojat që qëndronin aty prej muajsh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI