Flash

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

Lapsi.al 27 October 2025
Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një lidhje direkte në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV i pyetur për Aeroportin e Vlorës tha se formula është gabim pasi shteti nuk mund të ketë 100% në një PPP. Ahmetaj tha se aty po vidhet pasi kontrata është për 10 vite dhe tha se ka shumë detaje.

“Nuk kam punë me bizneset, kam punë me pronarët faktikë të aeroportit të Vlorës. Formula është gabim, shteti nuk mund të marrë 100% në një PPP. Çfarë nevoje ke të ndërtosh një “Milano 2” në Vlorë? Propozimi im dhe i Damian Gjiknurit ka qenë një aeroport rajonal. Kjo është vjedhje për 10 vite, ka shumë detaje, djalli fshihet në detaje", - tha Ahmetaj.

Duke u ndalur te inceneratorët, ish-ministri deklaroi se nuk pendohet pse i kundërshtoi, pendohet vetëm për dashurinë ndaj Ramës.

“Çfarë nuk i kanë bëra familjes sime, e kanë shkatërruar. Nuk pendohem pse kam kundërshtuar inceneratorët. Pendohem pse kam pasur dashuri gati vëllazërore ndaj një njeriu që ka thikë në dorë për njerëzit rreth e rrotull”, - deklaroi Ahmetaj.

Gjatë intervistës telefonike, ish-zv/kryeministri në ekzil deklaroi se është i bindur se e kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkonte në burg.

“Nuk kam më dyshim që më kanë dashur të varur dhe të vdekur. Mua rastësia më bëri që të mos futem në burg”, - deklaroi Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI