Flash

Specialisti i dehur i Ministrisë së Brendshme i merr jetën dy motrave në Delvinë

Lapsi.al 25 August 2025
Specialisti i dehur i Ministrisë së Brendshme i merr jetën dy

Pakujdesia e një shoferi të dehur ka tronditur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Delvinë–Sarandë, duke i marrë jetën dy motrave të reja Elvisa dhe Rozina Dhimaku, respektivisht 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe, ndodhet e plagosur rëndë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Përballë tyre, në korsinë e gabuar dhe krejtësisht jashtë kontrollit për shkak të alkoolit të konsumuar, drejtonte një fuoristradë tip “Audi” 23-vjeçari Kevi Norra, banues në Fier dhe me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme, i cili pas përplasjes frontale u arrestua në vendngjarje nga policia.

[caption id="attachment_1023825" align="alignnone" width="900"]Kevin Norra Kevin Norra[/caption]

Testet e alkoolit e nxorrën atë me 1.52 dhe 1.42 mg/l, shifra shumë të larta që dëshmojnë për gjendjen e tij në timon, ndërsa akuzat që e presin tashmë janë të rënda, nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, deri te vrasja nga pakujdesia e dy personave.

Vajzat po udhëtonin me makinën e tyre tip “Lancia”, në drejtim të Sarandës, kur Norra, i cili lëvizte në sensin e kundërt, tentoi të parakalonte një tjetër automjet me shpejtësi dhe hyri në korsinë ku po udhëtonin tre të rejat.

Përplasja kokë më kokë ishte e pashmangshme dhe aq e fuqishme, sa i ka kthyer makinat në hekurishte të deformuara dhe duke e përmbysur një prej tyre në mes të rrugës. Foto më poshtë:

[caption id="attachment_1023824" align="alignnone" width="800"]Një nga mjetet e përplasur në aksident Një nga mjetet e përplasur në aksident[/caption]

Dy motrat Dhimaku ndërruan jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa shoqja e tyre, Antonela, u transportua me urgjencë drejt spitalit me plagë të shumta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në komunikatën zyrtare të Policisë së Sarandës thuhet: “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip ‘Lancia’, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

[caption id="attachment_1023826" align="alignnone" width="800"]Elvisa dhe Rozina Dhimaku Elvisa dhe Rozina Dhimaku[/caption]

Një nga viktimat, 20-vjeçarja Rozina, ishte studente e Mjekësisë dhe kishte nisur të ndërtonte ëndrrën e saj për t’u bërë mjeke, ndërsa motra e saj Elvisa, 22 vjeçe, sapo kishte nisur të punonte dhe të ndërtonte jetën e saj në Delvinë.

Lajmi i tragjedisë ka tronditur qytetin e vogël jugor, ndërsa 23-vjeçari Kevi Norra ndodhet tashmë në pranga dhe pritet të dalë para gjykatës, ku do të përballet me një sërë akuzash të rënda që shkojnë nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe parakalimi i gabuar, deri tek përgjegjësia për vdekjen e dy motrave dhe plagosjen e shoqes së tyre./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI