Flash

Air Albania drejt falimentit? Anulon fluturimet e programuara për në Ljubjanë

Lapsi.al 18 August 2025
Air Albania drejt falimentit? Anulon fluturimet e programuara për në

Anulimi i fluturimeve të programuara nga Tirana drejt Ljubljanës, i cili do të shënonte rikthimin e një linje të mbyllur prej pesë vitesh, është ndoshta fotografia më e qartë e gjendjes ku ndodhet sot Air Albania. Në njoftimin për mediat, aeroporti slloven e justifikoi vendimin me problemet financiare të kompanisë shqiptare, që është dhe episodi i radhës kur kompania shfaq probleme me bileancet e saj.

Rreth një muaj më, punonjësit e Air Albania denoncuan shkeljet flagrante ligjore, vonesa të pagave, mosshlyerje sigurimesh për 11 muaj, pushime të padrejta dhe mbi të gjitha, cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve.

Ata pretenduan se mbi 11 muaj sigurimet shoqërore nuk u ishin paguar, ndërsa shumë prej tyre kanë marrë me vonesë 2 deri në 3 paga mujore. Lista e të larguarve përfshin pilota, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine, shumica prej të cilëve pa arsye zyrtare, ose për shkak të presionit dhe mospagesave të vazhdueshme.

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhej në deklaratë.

[caption id="attachment_1022019" align="alignnone" width="1712"] Letra e punonjësve të Air Albania[/caption]

Punonjësit i bënë thirrje direkte kryeministrit Rama dhe institucioneve shqiptare për: Hetim të plotë të shkeljeve të raportuara; Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual; Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht; Garantimin e sigurisë dhe dinjitetit në punë për stafin ajror.

Në deklaratë u përmenden me iniciale 17 punonjës të larguar në mënyrë abuzive, ndërsa shumë të tjerë janë në procese gjyqësore që rrezikojnë të zgjasin me vite. Ata paralajmëruan se mungesa e veprimit urgjent nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

Ndërkohë linja ajrore ka pezulluar pjesën më të madhe të rrjetit të saj pas rikthimit të disa avionëve tek pronarët, dhe aktualisht operon vetëm një linjë drejt Stambollit me Airbus-in e saj të vetëm A320.

Çoroditja e shifrave për udhëtimet charter të Edi Ramës

Air Albania ka pasur një performancë në humbje, që thuhet se në total arrin një shumë prej 50 milionë dollarësh. Humbje që jo vetëm tejkalojnë 1.000 herë kapitalin e kompanisë, por që kur u shtohen edhe 53 milionë dollarë detyrime ndaj palëve të treta, e çojnë gropën financiare në më shumë se 100 milionë dollarë.

Në këtë panoramë të zymtë financiare, merr kuptim edhe marrëveshja “promocionale” e kryeministrit Edi Rama me Air Albania, sipas të cilit ai përfitoi një trajtim preferencial nga kompania.

“Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?!” pyeste Rama pak kohë më parë kur opozita i kërkoi një hetim parlamentar për marrëdhënien e tij me Air Albania.

Shpjegimi i Ramës, se bëhet fjalë për një marrëveshje marketingu ku kompania përfiton nga publiciteti i tij, duket se do t’i kushtojë shtetit miliona euro taksa dhe detyrime të papaguara, nëse kompania shpall falimentin.

FOTOT/ Gazetarët dhe këngëtarët dhe humoristët bëhen gati të nisin fluturimin e parë me Air Albania

Historia e Air Albania nisi si një akt krenarie kombëtare kur kompania dhe kryeministri Rama dërguan disa dhjetëra gazetarë për një udhëtim turistik drejt Stambollit, ndërkohë që po mbyllet si një aferë abuzimi dhe korrupsioni si shumë të tjera./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI