Flash

Vdekja e 52-vjeçares në Pogradec/ Vrasjen e konfirmon edhe policia

Lapsi.al 28 July 2025
Vdekja e 52-vjeçares në Pogradec/ Vrasjen e konfirmon edhe policia

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Pogradec ku 52-vjeçarja Kozeta Teço humbi jetën, dhe në fillim u dyshua si shkak asfiksia, ndërsa dyshohet se u dhunua për vdekje nga shtetasi Ilirjan Selmani.

Nga hetimet ka rezultuar se zjarri në banesën e viktimës është shkaktuar nga një shtetas, informuan blutë.

“Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje”,raporton policia.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Vrasja

Autori i dyshuar i krimit, i cili jetonte në periferi të Pogradecit, mësohet se ka pasur lidhje intime me viktimën, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur, në lagjen nr.1 të qytetit.

Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke iu drejtuar gazetarëve: “Nuk jam vrasësi unë ore jo”.

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën, e cila ishte përfshirë nga flakët.

“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia në informacionin paraprak.

Fillimisht u raportua se ishte asfiksuar, por më pas u zbulua se kishim të bënim me një ngjarje kriminale.

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur kështë dyshimet se ajo ishte vrarë.

52-vjeçarja jetonte në katin e parë të pallatit në lagjen nr.1 të qytetit e vetme. Sipas burimeve, fillimisht viktima është dhunuar dhe më pas banesën iu është vendosur flaka për të zhdukur gjurmët e krimit.

Zjarri raportohet se është vendosur në dy ambiente të shtëpisë për të fshirë shenjat e krimit, por dhuna në trupin e gruas kanë bërë që hetimet të marrin tjetër kthesë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI