Flash

PAMJET/ Zjarri po i afrohet fshatit në Delvinë, banorët largohen në panik

Lapsi.al 27 July 2025
PAMJET/ Zjarri po i afrohet fshatit në Delvinë, banorët largohen

Një zjarr masiv ka shpërthyer para pak çastesh në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë të Bashkisë Delvinë. Zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit ku rrezikohen edhe banesat.

Një lagje e fshatit e cila ka rreth 20 shtëpi është duke u evakuuar nga banorët. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter.

Sipas mediave, situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat, atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të shërbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah.

"Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.

Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë z. Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve - thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI