Flash

Ish-polici në Vlorë i dhunoi kamerierin, pronari i lokalit e bën për spital

Lapsi.al 27 July 2025
Ish-polici në Vlorë i dhunoi kamerierin, pronari i lokalit e bën

Një rast i shëmtuar dhune nga policët u shënua dje në një bar në zonën e Skelës në Vlorë, ku ish- shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, dhunoi së bashku me një person me precedent kriminalë një 18-vjeçar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.

Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital. Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”. Ai ka goditur oficerin e policisë, duke e lënë të plagosur dhe të shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

"Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI