Flash

Von der Leyen takon sot Trump/ A do të arrihet një marrëveshje për tarifat BE-SHBA?

Lapsi.al 27 July 2025
Von der Leyen takon sot Trump/ A do të arrihet një marrëveshje

Në mosmarrëveshjen për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyentakohet sot (27.07.) në Turnberry të Skocisë me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Vendimi u mor pas një “bisede të mirë telefonike” me Trumpin, shkroi von der Leyen në platformën X. Ata do të diskutojnë për “marrëdhëniet tregtare transatlantike” dhe si të mbahen ato të forta.

Trump sheh “mundësi 50%”

Para se të nisej për në Skoci, Trump i kishte vlerësuar mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE me 50%. “Do të thoja se kemi 50% mundësi, ndoshta edhe më pak, por 50% mundësi për të arritur një marrëveshje me BE”, u tha republikani gazetarëve.

Pak çaste më vonë, ai shtoi: “Mendoj se BE-ja ka një shans mjaft të mirë për të arritur një marrëveshje.”

Dy ditë më parë, Trumpi premtoi të hiqte tarifat e kërcënuara për importet evropiane nëse Bashkimi Evropian hap më tej tregun e tij për Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj, Kancelari gjerman Friedrich Merz kishte lënë të kuptohet se mund të jetë pranë një dakordim në mosmarrëveshjen tregtare.

Trumpi sapo kishte rënë dakord me Japoninë për tarifa prej 15%, shumë më poshtë se sa pritej fillimisht. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë negociuar me BE për javë të tëra për një marrëveshje tregtare që do të shmangte tarifat prej 30% që Trump njoftoi për 1 gusht. Afati skadon pas një jave.

Konflikt doganor që nga prilli

Në fillim të prillit, presidenti amerikan shkaktoi konflikt doganor me partnerët tregtarë në të gjithë botën. Ai njoftoi shtesa të larta për importet nga BE dhe shumë vende të tjera, por më vonë i uli ato në 10% për të lejuar negociatat.

Deri tani, medikamentet dhe produktet farmaceutike përjashtohen. Një tarifë doganore e lartë prej 25% vlen për automjetet dhe 50% për produktet e çelikut dhe aluminit. Në të njëjtën kohë, BE-ja ka përgatitur gjithashtu kundërdogana të mundshme për mallrat amerikane me vlerë 93 miliardë euro./DW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI