Flash

Plumba mbi të uriturit në Gaza/ OKB paralajmëron për krizë të thellë humanitare

Lapsi.al 26 July 2025
Plumba mbi të uriturit në Gaza/ OKB paralajmëron për

Mijëra palestinezë të dëshpëruar për ushqim shkojnë drejt pikës kalimtare Zikim në Rripin e Gazës, duke rrezikuar jetën e tyre në kërkim të ndihmave që sa vjen e pakësohen. Javët e fundit në zonën pranë pikës kufitare, në veri të territorit, janë vrarë disa palestinezë.

Shpesh kur shpërndahen ndihma, turma të mëdha njerëzish të dëshpëruar, si dhe bandat kriminale, mbingarkojnë kamionët ndërsa marrin çdo furnizim. Ushtria izraelite tha se ushtarët këtë javë qëlluan mbi një grup prej mijëra palestinezësh në Gazën veriore që sipas saj përbënin një kërcënim, duke shkaktuar disa viktima.

Smoud Wahdan, dme djalin e saj të uritur në krah, nisi udhëtimin drejt pikës kufitare nga një shkollë në Qytetin e Gazës ku ata po strehohen.

Ajo pranoi se udhëtimi mbartte shumë rrezik, por tha se iu ta bënte për të ushqyer fëmijët e saj.

“Kam ardhur gjithë këtë rrugë, duke rrezikuar jetën time për fëmijët e mi. Fëmijët e mi nuk kanë ngrënë për një javë”, tregoi ajo për Associated Press.

Numri i njerëzve që vdesin për shkak të urisë është rritur këtë muaj. Disa shtete dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë bërë vazhdimisht thirrje për fundin e luftës. Ata kanë kritikuar ashpër bllokadën e Izraelit dhe një model të ri të shpërndarjes së ndihmës që ka zbatuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI