Flash

Rrefimi i kamarierit të Vlorës: Më goditën vetëm për një shishe ujë tepër

Lapsi.al 27 July 2025
Rrefimi i kamarierit të Vlorës: Më goditën vetëm

Një ngjarje tronditëse ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier u dhunua gjatë orarit të punës. Ngjarja ndodhi në ambientet e një hoteli të njohur, në prani të klientëve vendas dhe të huaj.

Në një video të publikuar në rrjtet sociale, i cili sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregon se konflikti nisi për një shishe uji, teksa ai ishte duke bërë detyrën.

“Erdhën dy zotërinj dhe u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër dhe thjesht më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Më tha hiqe ujin dhe i thashë OK, vetëm mos ofendo, se edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë.

Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thashë të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri. Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri në fytyrë dhe qafë. Sapo i kam mbushur 18 vjeç, - tha ai.

Një ditë pas ngjarjes policia bëri me dije se ka pezulluar nga detyra oficerin e Policisë Kufitare Dibër, nënkomisar Ardian Isufi, i cili teksa ishte jashtë shërbimit bashkë me një person tjetër ka dhunuar të miturin që punonte si kamerier. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI