Flash

PAMJET/ Treni del nga shinat në Gjermani, ka viktima dhe të plagosur

Lapsi.al 27 July 2025
PAMJET/ Treni del nga shinat në Gjermani, ka viktima dhe të plagosur

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u plagosën rëndë pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Gjermaninë jugperëndimore.

Aksidenti ndodhi në Riedlingen pranë Stuttgartit dhe sipas policisë u shkaktua nga "arsye të panjohura". Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë.

Rreth 100 persona ishin në bordin e trenit kur të paktën dy vagonë dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar rreth orës 18:10 sipas orës lokale, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Errësira ka rënë mbi vendin e aksidentit. Punonjësit e shpëtimit po ndriçojnë trenin e përplasur.

Kancelari gjerman Freidrich Merz tha se "ishte në zi për viktimat" dhe u ofroi "ngushëllimet e tij më të thella" familjeve të tyre në një postim në X.

Ai tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrat e brendshëm dhe të transportit dhe ka kërkuar që ata t'u ofrojnë shërbimeve të emergjencës të gjithë mbështetjen që u nevojitet.

Thomas Warnack/ dpa An overturned train carriage is attended by emergency service personnel

Pamjet e aksidentit tregojnë vagonët e kthyer në anët e tyre dhe praninë e madhe të shërbimit të emergjencës. Në vendngjarje mund të shiheshin edhe pemë të rrëzuara. “Deutsche Bahn” tha se treni ishte në një rrugë 90 km midis Sigmaringen dhe Ulm kur doli nga shinat.

Thomas Warnack/ dpa Emergency workers on an upturned carriage

“Arsyeja e saktë është ende e paqartë në këtë moment" - tha ajo në X. "Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që tani duhet të përpunojnë këtë përvojë." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI