Flash

Telenovela/ Shabani: Lapaj dhe i babai i tij bënë kërcënime me jetë

Lapsi.al 27 July 2025
Telenovela/ Shabani: Lapaj dhe i babai i tij bënë kërcënime

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka folur për përplasjen me tij dhe kreut të nismës “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapaj për mandatin e deputetit. Në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, Shabani foli për kërcënimet me jetë që ka marrë, sipads tij, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Lapajt, babait dhe kushërinjve të tij.

Ai tha se nuk e ka pritur kurrë që nga forcat e reja, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime. Sipas tij, ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Shabani u shpreh se ka patur kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm.

"Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them", tha ai.

Pjesë nga intervista:

Mendoni se keni përqendruar fuqitë tuja në luftën brenda llojit…

Nuk ka pasur luftë brenda llojit. Është zhgënjim. Nuk e kam pritur kurrë që nga forcat e reja, nga Adriatiku jo e jo, nga të rinjtë apo politikanët në vitit 2025 që çështja e një mandati të zgjidhet me grupe kriminale apo e kërcënime. Ka një vijë të kuqe që u kalua me kërcënime. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje. Unë personalisht do doja që ky debat të mos shkonte në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, më vjen keq ta them.

Gjëja e parë Adriatiku filloi kërcënimet me jetë, kalamajtë… pas Adriatikut, i ati i tij. Ata kushërinjtë janë të Adriatikut, janë shumë shumë problematikë dhe e gjithë kjo ishte para se të bëhej problematike. Ata dinin numrin e Zeqirit, numrin tim…prandaj ka fikur telefonin ai.

Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj votuesve të vetë. U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky qëndrim. La një zhgënjim dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’. Unë nuk e bind dot Zeqirin që ndërkohë që ai e mban fjalën, Adriatiku mund të mos e mbajë fjalë. Zeqiri s’ka pasur qellim për t’u bërë deputet.

Është konsultuar ai me ju?

Jo!

Jeni zhgënjyer nga daja juaj për veprimet që ka bërë pa ju pyetur?

Jo, mendoj që duhet ta kisha bërë unë, jo Zeqiri. Adriatikut duhet t’ia kisha vendosur unë atë mur. Nisma Thurje dhe aktivistët janë ndjerë të mënjanuar, që nuk janë vlerësuar për kontributesh që kanë dhënë. Nëse manualisht ndahen votat, as Nisma Thurje dhe as Shqipëria Bëhet nuk do kushte mandat. U duk sikur beteja u bë për karrierën dhe rrogën e Adriatikut dhe duke qenë se ai është kryetari i koalicionit, njerëzit prisnin që ai të kishte një standard më të lartë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI