Flash

Biznesmeni i promovuar nga Belinda Balluku pretendon postin e saj

Lapsi.al 16 July 2025
Biznesmeni i promovuar nga Belinda Balluku pretendon postin e saj

Teksa Pëllumb Pilinçi, një politikan i vetëshpallur bëri një vizitë të bujshme në zonën e trazuar të Thethit, në sfond pas tij qëndronte një mesoburrë më i ri, i veshur kreko.

Personi në fjalë nuk është as më shumë e as më pak se sa biznesmeni Rako Paja, i cili në disa shkrime të mëparshme mediatike është përmendur si përfitues i disa licensave fotovoltaike, të firmosura nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Zoti Rako Paja rezulton në ortakëri me disa investitorë të regjistruar në Qipro dhe nëpërmjet fondeve të tyre ka vijuar të marrë disa licensa energjitike, kryesisht në fotovoltaikë.

Por në përpjekje për të kuptuar prezencën e çuditshme të këtij biznesmeni me dikë si “professor” Pilinçi; Hashtag.al zbuloi se zoti Pilinçi ka dhe një kanal në Youtube, i quajtur “TV Shpresa”. Vetëm katër ditë më parë ky kanal ka transmetuar një intervistë ku shfaqet biznesmeni Rako Paja dhe ajo çfarë dëgjon që në sekondat e para duket si e pabesueshme.

“Përshëndetje miq të dashur të televizionit Shpresa. Sot kam nderin të kem në studio ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës zotin Rako Paja. Përshëndetje zoti Paja.”, – i thotë moderatorja.

“Përshendetje. Faleminderit për ftesën.”, -i përgjigjet biznesmeni i ri duke tundur kokën në një mënyrë konfirmuese për statusin e tij si ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.

[video width="584" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/Rako-Paja-intervista-1.mp4"][/video]

Në të njëjtin kanal Youtube gjendet një intervistë e qershorit e zotit Rako Paja ku ai paraqitet sërish si ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës; por kësaj here i shoqëruar dhe nga zv/ministrja e tij, një zonjë që u prezantua si Lindita Tela.

[video width="580" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/Rako-Paja-intervista-2.mp4"][/video]

Por nëse deri këtu jemi në terren vetëdeklarimi, mbetet fakt se zoti Paja rezulton përfitues i një numri të konsiderueshëm lejeve fotovoltaike dhe një kërkim i thjeshtë zbulon se ai ka prezencë në të paktën 5 kompani fotovoltaike.

Në një raportim mediatik të marsit 2022 duket ministrja (prej vërteti) zonja Belinda Balluku e cila është në shoqërinë e biznesmenit Rako Paja në atë që artikulli e cilëson si impiantin e parë fotovoltaik të ndërtuar në Shqipëri, nga kompania “Eco Energia” me kapacitet 250 Kw.

Madje artikulli në fjalë thotë se zoti Rako Paja i kishte sugjeruar ministres dhe disa zgjidhje teknike për panele të dedikuara nëpër kapanone biznesi dhe në distancë 30km me kapanonet. /Marrë nga Hashtag.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI