Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

KPA pezullon prokuroren Elona Alvora dhe e dërgon sërish në Magjistraturë

Lapsi.al 16 July 2025
KPA pezullon prokuroren Elona Alvora dhe e dërgon sërish në

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 16 korrik vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit për prokuroren e Vlorës, Elona Alvora, duke e pezulluar atë nga detyra për një vit dhe detyruar të ndjekë gjatë kësaj periudhe trajnimin pranë Shkollës së Magjistraturës.

Prokurorja Elona Alvora u konfirmua në detyrë prej KPK më 7 qershor 2022, ndërkohë që u transferuan për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje penale të hetuara prej saj.

Komisionerja Nino e ankimoi vendimarrjen e KPK, duke konstatuar se shkalla e parë e vetingut është ndalur vetëm në dy denoncime edhe pse janë analizuar rreth 10 të tilla. Po ashtu, u evidentua se Komisioni nuk ka administruar një pjesë të akteve dhe vendimeve gjyqësore mbi të cilat ka vlerësuar për çështjet e hetuara nga subjekti. Hetimi administrativ i Komisionit për profesionalizmin u çmua prej Ninos i paplotë dhe jo shterues, ndërsa provat dhe shpjegimet e subjektit për të kundërshtuar barrën e provës u vlerësuan jo bindëse.

Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve në Kolegj, prokurori Adnan Xholi që përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, konstatoi se ishin konstatuar mangësi profesionale të subjektit. Megjithatë, ai vlerësoi se këto mangësi nuk kanë cenuar hetimet dhe mund të korrigjohen përmes një programi trajnimi në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim, Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK-së, pezullimin nga detyra të Alvorës dhe detyrimin e saj për të ndjekur trajnimin 1-vjeçar.

Gjatë parashtrimeve në Kolegj, prokurorja Alvora paraqiti shpjegime të përmbledhura për çështjet penale të përmendura në ankim, duke theksuar se kishte ndërmarrë veprime hetimore të logjikshme dhe në përputhje me ligjin procedural. Ajo kundërshtoi ankimin dhe për dy çështjet të transferuara pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, që e kishte konfirmuar në detyrë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama tha se vendimi i Komisionit nuk është i drejtë dhe duhet ndryshuar. Sipas KPA, subjekti shfaq mangësi që çojnë në konkluzionin se ajo duhet që të pezullohet nga detyra për një vit dhe të detyrohet për të ndjekur trajnimin në Shkollën e Magjistraturës.

Rama vërejti se në të shtatë çështjet e vlerësuara, subjekti paraqet probleme që konsistojnë në moszbatimin e përsëritur të urdhërimeve të gjykatës për kryerjen e veprimeve hetimore; se nuk kryen asnjë veprim hetimor ose kryen veprime hetimore të mangëta, ndonëse aktet sygjerojnë ndryshe në pamje të parë; se ka tejzgjatur hetimet në mënyrë të pajustifikuar si dhe në një rast është larguar nga seanca gjyqësore.

Në vijim, Rama konstatoi se në gjithë çështjet, gjykatat ka urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore më sa paku dy herë dhe asnjëherë Apeli nuk e ka pranuar ankimin e subjektit, pasi është konstatuar mungesë hetimesh. Po ashtu, u konstatuara zvarritje e hetimeve.

Sipas Kolegjit, problemet tregojnë cilësi të papranueshme në punë dhe se subjekti nuk ka respektuar të drejtat e palëve. Rama tha se me rëndësi të veçantë u vlerësuan mungesa e hetimeve efikase, zvarritja e proceseve dhe moszbatimi i përsëritur i urdhëresave të gjykatës.

Megjithatë, këto mangësi, u vlerësuan prej KPA se mund të shërohen nga trajnimi 1-vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës dhe për rrjedhojë u vendos pezullimi nga detyra i prokurores Elona Alvora për 1 vit./ BIRN

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI