Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Dëshmia në kongresin e SHBA: Rama dhe Soros përdorën USAID për kapjen e drejtësisë

Lapsi.al 16 July 2025
Dëshmia në kongresin e SHBA: Rama dhe Soros përdorën USAID

Një tjetër dëshmi e fortë është bërë në Kongresin e SHBA për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama përmes fondeve të taksapaguesve amerikanë. Një ditë më parë, Nënkomisioni për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve zhvilloi një seancë dëgjimore me titull "Si rrjetet jofitimprurëse të majta shfrytëzojnë paratë federale të taksave për të avancuar një agjendë radikale".

Në seancë, kongresmenët dëgjuan se si organizata të majta kanë përfituar nga fondet federale për të mbështetur kauza të tyre radikale. Veçanërisht, seanca u përqendrua tek mënyra se si grantet federale nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamenti i Drejtësisë janë përdorur nga këto organizata për të financuar nisma që konsiderohen në kundërshtim me interesat kombëtare të qytetarëve amerikanë.

Në dëshminë e tij në këtë seancë, Mike Gonzalez nga Fondacioni ‘Heritage’ tha se Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i Sorosit ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të kapur drejtësinë në Shqipëri për llogari të Edi Ramës dhe për të përndjekur më pas kundërshtarët politikë.

“Këto përpjekje që datojnë që nga vitet 1990 dhe 2000 e pozicionuan Fondacionin për Shoqëri të Hapur (OSF) si një zbatues kyç të programeve të USAID-it, gjë që mori hov gjatë administratës Obama, pasi zyrtarët e saj kuptuan se kishin gjetur "patën që lëshon vezë floriri" – një burim që do t’i ndihmonte të financonin radikalizimin global. Gjatë viteve të administratës Biden, OSF dhe USAID mbetën partnerë të ngushtë.

Siç kanë shkruar kolegët e mi Max Primorac dhe James Roberts, zyrtarët e kësaj administrate e trajtuan “strukturën e ndihmës së jashtme të SHBA-së si një platformë globale për të zbatuar jashtë vendit një axhendë ideologjikisht të ngurtë dhe përçarëse brenda vendit, për të promovuar abortin, veprimet për klimën, ‘barazinë gjinore’ dhe ‘drejtësinë racore’ – objektiva që ka të ngjarë të dëmtojnë perspektivat ekonomike dhe vetë-mjaftueshmërinë e përfituesve të USAID-it.”

Të dhënat financiare tregojnë përmasat e kësaj bashkëpunimi të dyshimtë. Gjatë 15 viteve të fundit, USAID ka kanalizuar mbi 270 milionë dollarë drejt Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (EWMI), një partner i OSF-së, për projekte si “reforma në drejtësi” dhe “trajnime për shoqërinë civile” në vende si Shqipëria dhe Kamboxhia.

Kjo “reformë në drejtësi” përshkruhet më saktë si një ristrukturim total i sistemit gjyqësor. Fondet e USAID-it u përdorën për fushatën “Drejtësi për të Gjithë”, e cila i dha kontroll të tepruar mbi sistemin gjyqësor drejtuesve socialistë të Shqipërisë. Ky sistem i ri gjyqësor u përdor nga udhëheqësit socialistë për të burgosur kundërshtarët politikë.

Fushata “Drejtësi për të Gjithë” e EWMI-së promovoi një hetim dhe ndjekje politike ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, një kundërshtar i kryeministrit aktual Edi Rama - një aleat i ngushtë i George Soros, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë dasmës luksoze të djalit të tij, Alex Soros, në Long Island” – tha ai në dëshminë e tij. /syri.net

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI