Flash

Vrαsja e Renisit/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty, por nuk di ç'ndodhi

Lapsi.al 16 July 2025
Vrαsja e Renisit/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty,

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në lumin e Shkopetit. Vëllezërit me origjinë nga Tropoja dhe banues në Kamëz, janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës.

Së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit. Bashkë me Çakrrin, për ngjarjen është arrestuar edhe Fatjoni, ndërsa të tjerët janë në kërkim.

Ngjarja e 8 korrikut dyshohet se shkak ka prishjen e pazareve të drogës. Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë. Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë.

Duke iu referuar burimeve, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit. “Kam qenë në burg me Kristin”, - mësohet të jetë shprehur i dyshuari. Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.

Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.

“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit. Nga këqyrja e GPS hetuesit kanëbindjen se vrasja e të riut është kryer brenda 30 minutave prej rrëmbimit të tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI