Flash

Sherri tek "Shqipëria Bëhet"/ Endri Shabani tallet me Adriatik Lapajn

Lapsi.al 16 July 2025
Sherri tek "Shqipëria Bëhet"/ Endri Shabani tallet me

Pasi sherri në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" për mandatin e deputetit plasi publikisht, akuzave të Adriatik Lapajt Endri Shabani iu përgjigj me ironi.

Në Facebook-un e tij ai postoi poezinë e mëposhtme:

Por çfarë tha Lapaj para pak minutash?

Me termin e preferuar të Ramës, “kënetë”, Adriatik Lapaj sulmoi në një status në Facebook Endri Shabanin, duke e bërë përgjegjës për bllokimin e mandatit të vetëm që mori ky koalicion, nga një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.” – shkruan Lapaj.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Riaktivizohet zjarri në Drenovë

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish. Zjarri është aktivizuar në ma...

17:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI