Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Sinajt s'i del e keqja me Gjiknurin, kërkon pamjet filmike të numërimit të votave

Lapsi.al 16 July 2025
Sinajt s'i del e keqja me Gjiknurin, kërkon pamjet filmike të

Vullnet Sinajt në Vlorë nuk i del e keqja me Damian Gjiknurin, i cili doli deputeti më i votuar në qarkun Vlorë. Para zgjedhjeve Sinaj kishte hedhur një bast me veten për të qenë kandidati më i votuar në 11 maj në 7 bashkitë e këtij qarku.

Por teksa dështoi me sukses në këtë mision, tani e ha përbrenda se kush ia ka futur gjatë numërimit të votave.

Sinaj i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave në Bashkinë Himarë dhe Vlorë.

Me siguri Sinaj do t’i këqyrë vetë pamjet për të kuptuar nëse ka pasur parregullsi apo jo. Kujtojmë që ai mezi shpëtoi heqjen e mandatit të deputetit përmes manovrave të mazhorancës me Gjykatën Kushtetuese.

Sinaj akuzohet nga opozita se ka përfituar para publike përmes rrjetit të tij të supermarketeve teksa ushtronte mandatin e deputetit. Kjo përbën shkelje kushtetuese!

Tani nuk mjaftohet me faktin që arriti të zgjidhej deputet, por do të cojë deri në fund bastin me veten e tij, për t’i treguar Edi Ramës se populli i Vlorës do më shumë atë sesa Damian Gjiknurin.

Sinaj e shpenzoi një pjesë të mirë të fushatës duke pyetur poshtë e përpjetë njerëzit, nëse ishte gjë e mirë apo e keqe ngjashmëria e tij me strategun amerikan të PD-së, Chris Lacivita. Ndoshta nuk ka arritur ta kuptojë as tani!

Të këshilluara

Riaktivizohet zjarri në Drenovë

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish. Zjarri është aktivizuar në ma...

17:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI