Nga hetimi rezultoi se videoja ishte regjistruar disa kohë më parë, por ndërhyrja e Policisë çoi në shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit dhe më pas në ndëshkimin me masë administrative, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenit 15 të Kodit Rrugor. Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila do vlerësojë më tej aspektin juridik të rastit dhe nëse ka vend për ndjekje penale apo administrative shtesë. Ky është një nga rastet e rralla kur një video virale në rrjet sjell pasoja konkrete ndaj shkeljes së ligjit dhe ndotjes së mjedisit urban.View this post on Instagram