Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Kush janë vëllezërit nga Tropoja që torturuan për vdekje 23-vjeçarin Renis Dobra

Lapsi.al 16 July 2025
Kush janë vëllezërit nga Tropoja që torturuan për

Personat që shihni në foto janë tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj, ky i fundit i arrestuar, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 9 korrikut buzë liqenit të Shkopetit.

Tre vëllezërit nga Tropoja janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës, ndërsa së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, alias Hoxha, gjithashtu i arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Petrit Çakrri është një person i njohur për policisë, pasi ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Referuar dosjes hetimore, dyshohet se Renis Dobra në disa raste nuk i ka dorëzuar vëllezërve nga Tropoja shumat e parave të fituara nga shitja e kokainës, duke pretenduar se disa herë droga është hedhur në rrugë, ujë apo liqen për arsye se po e ndiqte policia.

Vëllezërit Bushgjokaj kanë menduar se Dobra po i mashtronte dhe po i vidhte të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, arsye kjo që i ka bindur ata për ta vrarë.

Roli i Petrit Çakrrit alias Hoxha në këtë krim, është sigurimi i automjeteve për kryerjen e krimit. Bëhet fjalë për një Range Rover të zi dhe një Honda të bardhë.

Grupi hetimor ka zbuluar lëvizjet e automjeteve të marra me qira përmes GPS dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.

Pasi janë përdorur për krimin, mjetet janë dorëzuar dhe janë marrë automjete të tjera me qira, për të humbur gjurmët.

Sipas të dhënave nga hetimet, automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, ka ndjekur të njëjtën trajektore me viktimën, Renis Dobra.

Personat e dyshuar i kanë prerë rrugën Renis Dobrës, fillimisht duke iu prezantuar si oficerë policie, e më pas e kanë rrëmbyer dhe torturuar.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, Renis Dobra ka shenja në qafë çka dyshohet se është mbytur me litar për t’u hedhur më pas me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit.

Të këshilluara

Investigimi/ Fatura që po shteron qumështin

Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumë...

22:46

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI