Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Shqipëria shënon rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Lapsi.al 14 July 2025
Shqipëria shënon rënien më të fortë të

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet t'i shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.

Por askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.

Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat. Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%). Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).

Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.

Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%. Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.

Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.

Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.

I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë! Që pas viteve 90', në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.

Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.

Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme në vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit./MONITOR

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI