Flash

DW: Autokracia në Serbi po lëkundet

Lapsi.al 4 July 2025
DW: Autokracia në Serbi po lëkundet

"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive të reja të protestës", vlerëson media gjermane.

"Transporti publik është ndërprerë shpesh. Vetëm këtë të mërkurë, rreth tridhjetë linja u anuluan në Beograd. Çdo ditë, dhjetëra ‘terroristë' – domethënë qytetarë që demonstrojnë paqësisht në rrugë – po arrestohen. Protestat civile të iniciuara nga studentët dhe që kanë vazhduar në të gjithë vendin për më shumë se gjysmë viti, siç janë bllokadat e universiteteve, kanë hyrë në një fazë të re – mosbindje civile.”

Gazeta gjermane vlerëson se pika e kthesës erdhi pas protestave të 28 qershorit dhe përplasjeve midis policisë dhe demonstruesve që pasuan. "Më 29 qershor, pas një nate të stuhishme, gjërat fillimisht mbetën të qeta. Autokrati Vuçiq shpalli fitoren dhe studentët numëruan kokat e përgjakura dhe të arrestuarit. Por pastaj në mbrëmje, brenda një ore, i gjithë Beogradi u bllokua, gjë që preku kryqëzimet dhe urat më të rëndësishme mbi lumin Sava. Këto bllokada kanë vazhduar.”

Bllokadat e Beogradit

"Metoda është paqësore dhe inovative, dhe po e çmend policinë plotësisht të pafuqishme”, shkruan gazeta. "Grupe qytetarësh bllokojnë rrugët dhe ngrenë barrikada në lagjet e tyre. Kur mbërrin policia, ata i binden urdhrit për t'u larguar, ia lënë pastrimin e barrikadave policisë dhe presin derisa të largohen. Kur kjo ndodh, gjithçka fillon nga e para. Policia është plotësisht e mbingarkuar. Ndërkohë bën vapë përvëluese. Policët me helmeta dhe pajisje jo vetëm që janë të rraskapitur, por ndihen edhe të poshtëruar nga kjo lojë maceje me miun.”

Tagesspiegel përfundon: "Autokracia po lëkundet. Një student 20-vjeçar e përmblodhi kështu: ‘Nuk ka asgjë më të rrezikshme për një regjim autoritar sesa kur qytetarët nuk i frikësohen më dhe kur ata tallen me autokratët.'”

DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI