Flash

9 vatra zjarri në vend, ministria e Mbrojtjes jep detaje

Lapsi.al 4 July 2025
9 vatra zjarri në vend, ministria e Mbrojtjes jep detaje

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025.

Deri në orën 14:30 janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë shuar dhe 4 mbeten aktive. Zjarret më problematike raportohen në qarqet Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë, ku operacionet për shuarje flakësh vazhdojnë.

Në disa zona ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Informacion mbi situatën e zjarreve nga Ministria e Mbrojtjes:

 

 

Data 04.07.2025, ora 14:30

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 14:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 9 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
  2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
  3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
  4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
  5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

  1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan

  1. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Sipas drejtiesit te operacionit situata duket pak me mire se ditën e djeshme. Kryesisht vatra e zjarrit është në pjesën perëndimore aty janë përqendruar edhe mjete zjarrfikese.

Qarku Kukës

  1. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

  1. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Zjarri është nën kontroll.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI