Flash

Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik

Lapsi.al 1 July 2025
Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik

Prej më shumë se 4 javësh banorët e Golemit, Qerretit dhe zonave përreth janë përballur me mungesën e ujit. Në kulmin e sezonit veror, kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz.

Fillimisht në Fiks Fare u ankuan banorët e rrugës ‘Viena’ ku 35 familje pohuan se po vuajnë për pikën e ujit prej 1 muaji. ” Kemi pasur probleme me ujin e pijshëm po si këtë muaj asnjëherë, nuk vjen fare” thonë banorët. Si rezultat zgjidhje kanë gjetur duke hapur puse, por sërish kanë vështirësi në ngjitjen e kovave nëpër kate.

Shumica e banorëve kanë një moshë të caktuar të cilët janë të pafuqishëm të mbajnë në krahë kova me ujë. Banorët thanë për Fiksin se ngjitur me pallatin e tyre është hapur një gropë ku do të ndërtohet një pallat dhe mbushin ujin nga shkarkimet e tubacioneve aty.

Për këtë problem Fiksi telefonon kryedispeçerin e UKD -së EnoTatavashi i cili shprehet se kanë bërë verifikime në terren dhe në dijeninë e tij banorët janë furnizuar me ujë. Ai tregohet i gatshëm të shkojë personalisht tek banorët mos gropa e pallatit që do ndërtohet mund të ketë shaktuar këtë problem për mosfurnizimin me ujë të banorëve. Gjithashtu Fiksi u interesua edhe në Shoqërinë Ujësjellës -Kanalizime Durrës. Kjo e fundit në përgjigjen e saj sqaron se defekti është lokal, i shkaktuar nga punimet e kryera në një kantier ndërtimi që është hapur pranë këtyre 2 pallateve, punime të cilat kanë dëmtuar linjën e vjetër të furnizimit më ujë në këtë zonë.

Nga verifikimi që është bërë në terren, Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka vendosur që të ndërhyjë duke bërë një linjë të re të furnizimit me ujë, duke shmangur kantierin e ndërtimit në mënyrë që banorët të mos kenë më probleme. Por problemet me furnizimin me ujë duket se nuk kanë qenë vetëm në zonën e Golemit.

Ankesa të shumta kanë mbërritur në Fiks Fare gjatë kësaj fundjave edhe nga banorët e zonës turistike të Durrësit të ri , Golemit dhe Qerretit.

E pyetur në lidhje dhe me këto ankesa Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Durrësit shkruan se e gjithë zona e Qerretit, Golemit , Kavajës dhe një pjesë e Durrësit furnizohen aktualisht vetëm nga vendburimi i Çermës ,pasi është ndërprerë furnizimi me ujë nga Ujësjellësi i Manskurisë. Këtë verë ka filluar investimi në digën e ujëmbledhësit të Manskurisë, prandaj e gjithë zona e plazhit këtë verë ka probleme me furnizimin me ujë, pasi furnizimi po përballohet vetëm nga vendburimi i Çermës me atë kapacitet që ka. I gjithë uji i burimit të Çermës po shpërndahet në këto zona sipas grafikut të vendosur nga UKD-ja. Pra banorët këtë verë kanë të sigurt vetëm larjen në det./Top Channel

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI