Flash

Reagon Meta: E vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

Lapsi.al 1 July 2025
Reagon Meta: E vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë pasditen e së hënës një tjetër sqarim lidhur me dosjen e tij. Ai ka reaguar ndaj një lajmi që u përhap gjerësisht gjatë paradites se nga një kartë bankare që përdorej nga çifti Meta – Kryemadhi në pronësi të biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku ata kanë shpenzuar 240 mijë dollarë.

Përmes rrjeteve sociale Meta thotë se kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron, sipas tij, hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të.

“Një risqarim i detyruar për mashtrimet e mediave të inceneratorëve, që citojnë burime të dizinformacionit me regji të SPAK-ut të Narkoqeverisë. Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën” - shkruan Meta.

“Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi. SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse” – shkruan Meta në postimin e tij.

Sipas lajmit të publikuar, SPAK ka administruar disa letër-porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë bankare. Vazhdimisht Meta ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar madje edhe nga veprimet e ish-bashkëshortes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI