Flash

Amber Heard rikthehet në skenë

Lapsi.al 24 June 2025
Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Harris.

Sipas Variety, produksioni do të vihet në skenë nga regjisorja Katina Medina Mora dhe do të prezantohet gjatë Festivalit të Teatrit Williamstown 2025 në Massachusetts, SHBA, nga 17 korriku deri më 3 gusht.

Heard do të luajë përkrah aktorëve Brandon Flynn dhe Lío Mehiel, si dhe emrave të tjerë të njohur si Ato Blankson-Wood, Zachary Booth, James Cusati-Moyer, Amandla Jahava, Emma Ramos, Julian Sanchez dhe Tonatiuh, i cili së fundmi ka luajtur në filmin e ri me Jennifer Lopez, Kiss of the Spider Woman.

Ky është roli i parë i Heard që nga viti 2023, kur u shfaq në filmin In the Fire dhe riktheu rolin e saj si Mera në Aquaman and the Lost Kingdom, përkrah Jason Momoa-s.

Pas përfundimit të betejës ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp në vitin 2022, Heard është zhvendosur në Madrid, ku ka zgjedhur të jetojë më në qetësi.

Më 11 maj, ajo njoftoi se është bërë nënë e binjakëve, Agnes dhe Ocean, përveç vajzës së saj të parë, Oonagh Paige, e cila mbushi 4 vjeç në prill.

Në Instagram, Heard ndau një foto të këmbëve të foshnjave me përshkrimin:

"Kur solla në jetë vajzën time të parë Oonagh katër vite më parë, bota ime ndryshoi përgjithmonë.

Mendoja se nuk mund të ndihesha më e lumtur... Por tani jam e mbushur me gëzim trefish! Të bëhem nënë, vetëm dhe me kushtet e mia, përkundër sfidave që pata me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime."

Spirit of the People do të shfaqet gjatë të gjitha fundjavave të Festivalit Williamstown, nga 17 korriku deri më 3 gusht 2025.

 

Të këshilluara

Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Joe Jonas, këngëtari i njohur i hitit “Cake by the Ocean”, dhe aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, janë fotografuar së bashku duke bërë një shëtitje në ...

17:39

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI