Flash

Brad Pitt flet për eksperiencën e tij me Alcoholics Anonymous

Lapsi.al 23 June 2025
Brad Pitt flet për eksperiencën e tij me Alcoholics Anonymous

Brad Pitt ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij me Alcoholics Anonymous (AA) në një intervistë të hënën, më 23 qershor, në emisionin Armchair Expert me Dax Shepard.

Dy aktorët diskutuan gjithashtu se si janë njohur me njëri-tjetrin në një takim të AA.

Pitt, fitues i çmimit Oscar dhe 61 vjeç, e quajti AA një “gjë të mrekullueshme”, duke shtuar: "E mendoja si një mundësi për burra të shkëlqyer që ndajnë eksperiencat e tyre, gabimet, dëshirat, dhimbjet dhe shumë humor." Ai e cilësoi këtë përvojë si shumë speciale.

Shepard, 50 vjeç, i cili ka folur shpesh për luftën e tij me abuzimin me substanca, e pyeti Pitt nëse ishte “i shqetësuar” për të folur publikisht me të pas takimit të tyre në AA, duke e cilësuar situatën si “një moment të lartë të ndershmërisë dhe vulnerabilitetit”. Por Pitt e siguroi atë se ishte "shumë i qetë" gjatë takimit.

Aktoti theksoi se, edhe pse fillimisht ishte pak “i turpëruar” kur iu bashkua grupit të AA, ai nuk hezitoi të hapet për shkak të momentit të vështirë që po kalonte atëherë.

"Ishe një periudhë shumë e vështirë. Isha thuajse në gjunjë, dhe isha shumë i hapur," tha Pitt.

“Po provoja çdo gjë. Ishte një periudhë që kisha nevojë për një rinisje. Kishte disa aspekte ku duhej të zgjohesha. Dhe kjo përvojë kishte shumë vlerë për mua.”

Brad ka folur më parë për kohën e tij në AA në një intervistë për New York Times në vitin 2019, ku zbuloi se ishte regjistruar në program në vitin 2016 pas divorcit nga Angelina Jolie.

“Ka pasur një liri të madhe në faktin që mund të shfaqja anët më të shëmtuara të vetes,” u shprej Pitt në atë intervistë.

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI