Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Johnny Depp reflekton mbi marrëdhënien me Amber Heard

Lapsi.al 22 June 2025
Johnny Depp reflekton mbi marrëdhënien me Amber Heard

Johnny Depp ka folur mbi marrëdhënien e tij me ish-gruan Amber Heard dhe betejën ligjore të pasuar, tri vjet pas shpalljes së verdiktit për shpifje ndaj saj.

Në një intervistë  për The Sunday Times, aktori 62-vjeçar ka folur për ndikimin që kanë pasur marrëdhëniet e mëparshme në jetën e tij dhe për mënyrën sesi ato e formuan pikëpamjen e tij për dashurinë.

Depp ka treguar se marrëdhënia me Heard, e cila filloi në vitin 2011 dhe përfundoi me divorc në 2016, u ndikua nga një ndjenjë e thellë empatie për partneren e tij.

"Ndonjëherë shikon në sytë e dikujt dhe shikon trishtim ose vetmi, dhe ndihesh se mund t'i ndihmosh," ka thënë Depp. "Por ndonjëherë, ato ndihma kthehen kundër teje, dhe ti kupton se dhimbja që sheh ka një pasojë të rëndë."

Aktori paditi Heard për shpifje pas një artikulli të saj në Washington Post në vitin 2018, ku ajo përshkruante përjetimet e saj me dhunën në marrëdhënien e tyre.

Në vitin 2020, ai humbi padinë ndaj tabloidit britanik The Sun, që e quajti “dhunues gruaje”, një vendim që u mbështet nga dëshmia e Heard. Megjithatë, në gjyqin e madh për shpifje që u zhvillua në vitin 2022, gjykata vendosi në favor të Depp, duke e shpallur Heard të fajshme për shpifje.

Ajo u dënua të paguante 10.35 milionë dollarë, ndërsa Depp u urdhërua të paguante 2 milionë dollarë, pasi Heard fitoi një nga akuzat e saj.

Gjatë intervistës, ai shpjegoi se nuk kishte pasur asnjë ndjenjë ankthi para gjyqit, duke thënë: "Nëse thjesht thua të vërtetën, nuk ka nevojë për të mësuar ndonjë rresht. Thjesht hidhu dhe përballu me të."

Johnny e krahasoi betejën e tij ligjore me një luftë për të mbrojtur nderin e tij, për të siguruar që historia që do të tregonte të ishte e vërteta.

Marrëdhënia e tij me disa nga bashkëpunëtorët dhe agjentët e tij pas gjyqit u dëmtua gjithashtu, ku ai shprehu zhgënjimin ndaj atyre që e kishin tradhtuar.

Në fund të vitit 2022, ish cifti arritën një marrëveshje përfundimtare të cilën Amber e pranoi të paguante 1 milion dollarë, shumën që Depp e dhuroi për bamirësi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI