Flash

Sarah Jessica Parker shpërthen në lot: Më gjykonin për pamjen

Lapsi.al 19 June 2025
Sarah Jessica Parker shpërthen në lot: Më gjykonin për

Sarah Jessica Parker është shprehur hapur për pjesën më të vështirë të karrierës së saj në serialin legjendar “Sex and the City”, gjatë një interviste të fundit në podcast-in Call Her Daddy.

“Gjëja më e vështirë ishte kur flisnin për trupin dhe pamjen time fizike,” u shpreh aktorja 60-vjeçare.

“Ishin komente për gjëra që nuk mund t’i ndryshoja, nuk doja t’i ndryshoja dhe kurrë nuk e kisha menduar ta bëja. Edhe pas gjithë atyre fjalëve, sërish nuk kam interes t’i ndryshoj.”

Aktorja e  “Sex and the City” kujton se gjatë viteve 1998–2004, në kulmin e suksesit të saj, nuk ishte e përgatitur për kritikat e ashpra dhe mizore që merrte rreth pamjes së saj.

“Lexova një koment shumë të keq në një revistë. Fillova të qaj dhe telefonova dy miq të mi meshkuj. Ishte hera e vetme kur qava vërtet nga gjithë kjo,”tregoi ajo.

Parker tha se shpesh pyeste veten:

“Po sikur dikush të më thoshte në sy: ‘Je e shëmtuar’? Do të thosha: ‘E para, është e vështirë ta dëgjosh këtë. Por e dyta, pse je kaq i zemëruar? Pse e ndjen të nevojshme të komentosh për këtë gjë?’”

Ajo shtoi se para serialit nuk kishte pasur kurrë thashetheme për jetën apo pamjen e saj – ishte vlerësuar vetëm për punën. “Isha mësuar të më gjykonin si aktore, jo si grua apo si trup.”

 

Të këshilluara

Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë. Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “D...

14:25

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI