Flash

AI në muzikë? Will.i.am reagon ndaj nismës së Timbaland

Lapsi.al 19 June 2025
AI në muzikë? Will.i.am reagon ndaj nismës së Timbaland

Will.i.am, një figurë globale në botën e muzikës dhe një avokat i teknologjisë, sheh vlerën e përdorimit të inteligjencës artificiale në industri, por gjithashtu kupton pse labeli i ri i Timbaland-it ka ngjallur kritika.

“Timbaland është i mrekullueshëm,” tha frontmeni i Black Eyed Peas, 50 vjeç, në një intervistë ekskluzive për Page Six gjatë festivalit të kreativitetit Cannes Lions në Francë.

“Ai është muzikant i madh, kontribues i rëndësishëm dhe entuziast për AI, ashtu si unë. Por mendoj se ndoshta, e dini, ndoshta nuk i mendoi të gjitha aspektet.”

Will.i.am tha se pengesa më e madhe e Timbaland-it me iniciativën e re, nuk është vetë krijimi i një artisti me AI — i cili është parë si kërcënim për artistët e rinj njerëzorë — por mungesa e transparencës.

“Problemi qëndron tek komunikimi. Njerëzit u kërkuan të dërgonin muzikë për t’u përzgjedhur si artistë njerëzorë, por një vit më vonë u prezantua një artist me AI. Kjo ngre shumë pikëpyetje,” tha ai.

Artisti virtual, i quajtur TaTa, u prezantua në qershor përmes labelit të ri të Timbaland-it, “Stage Zero”. Kjo shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale: “Nuk duam më pak lidhje njerëzore, duam më shumë.” “Pse u ke kërkuar artistëve të të dërgojnë muzikë për një vit me radhë? Për të stërvitur AI që të sjellë ty më shumë fitim? E turpshme.”

Timbaland reagoi përmes Instagramit: “E dua muzikën e artistëve të pavarur. Nuk do të thotë që s’punoj më me ta. Dhe jo, nuk e kam stërvitur AI-n me muzikën tuaj. Kjo do të sjellë më shumë krijimtari për të gjithë.”

 

Të këshilluara

Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë. Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “D...

14:25

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI