Flash

Justin Bieber pranon: “Kam probleme me zemërimin”

Lapsi.al 17 June 2025
Justin Bieber pranon: “Kam probleme me zemërimin”
Justin Bieber ka pranuar se po përballet me probleme emocionale dhe shpërthime zemërimi, vetëm disa ditë pasi u përfshi në një përplasje të ashpër me paparacët në Malibu. Në një postim në Instagram, këngëtari 31-vjeçar shkroi: “Të gjithë më thonë të shërohem... Po sikur të mundesha, nuk do ta kisha bërë tashmë?” Ai shtoi se ndihet i “thyer” dhe i “lodhur” nga përpjekjet për të qenë “si të tjerët që mendojnë se duhet të rregullohem”. Bieber tha se vetëm besimi në Jezusin e ndihmon të mendojë për të tjerët dhe jo vetëm për veten. Deklarata vjen pak pas një momenti shpërthyes ndaj paparacëve, ku u dëgjua duke bërtitur: “Hiqe kamerën nga fytyra ime!” – duke i quajtur ndërhyrjet e tyre të padurueshme. Justin u pa gjithashtu i shqetësuar në publik dhe ka ndarë mesazhe enigmatike në rrjetet sociale. Ai ka shprehur frikën për sigurinë e tij dhe ka  ërmendur edhe lodhjen që ndien si baba i ri. Po ashtu, këngëtari raportohet se përballet me probleme financiare dhe i detyrohet menaxherit të tij të mëparshëm, Scooter Braun, mbi 8 milionë dollarë.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij thonë se ai është në një periudhë të mirë në jetën personale që nga ardhja në jetë e djalit të tij me Hailey.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI