Flash

Brad Pitt: “Nuk do të rrezikoj jetën për një film me Tom Cruise”

Lapsi.al 16 June 2025
Brad Pitt: “Nuk do të rrezikoj jetën për një film me

Brad Pitt ka zbuluar se nuk është i gatshëm të rrezikojë jetën për t’u rikthyer në ekranin e madh krah Tom Cruise, më shumë se 30 vjet pas bashkëpunimit të tyre në filmin “Interview With the Vampire”.

Gjatë premierës së filmit të ri “F1” në Mexico City, aktori 61-vjeçar u shpreh për E! News: “Nuk kam ndërmend të varem jashtë avionëve e gjëra të tilla, kështu që do bëjmë diçka bashkë vetëm kur të jetë tokësore.” Pitt iu referua pasionit të njohur të Cruise për të realizuar vetë skenat e rrezikshme në filmat e tij, sidomos në serinë “Mission: Impossible”.

“Interview With the Vampire” mbetet i vetmi film ku Pitt dhe Cruise kanë luajtur së bashku deri tani. Në një prezantim në CinemaCon 2025, Tom foli me entuziazëm për “F1” dhe aftësitë e Brad si drejtues:

“E kam parë duke ngarë – është shumë i mirë. Më besoni, kam garuar me të.”

Regjisori Joe Kosinski, i cili ka punuar me Cruise në “Top Gun: Maverick” dhe me Pitt në “F1”, foli për diferencat mes dy aktorëve: “Tom gjithmonë i çon gjërat në kufijtë ekstrem, ndërsa Brad është më realist, e njeh kufirin e vet.”

Drejtuesi i aksioneve në “F1”, Graham Kelly, shtoi: “Me Tom-in do kishim pasur ndonjë përplasje. Ai i çon gjërat në skaj. Brad dëgjon, e di çfarë mund të bëjë dhe pranon kur diçka është përtej tij.”

Filmi “F1”, me aktorë si Damson Idris, Kerry Condon, Tobias Menzies dhe Javier Bardem, pritet të dalë në kinema më 27 qershor.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI