Flash

Blake Lively kërkon ndalimin e aktorit nga mesazhet me Swift

Lapsi.al 15 June 2025
Blake Lively kërkon ndalimin e aktorit nga mesazhet me Swift

Blake Lively ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë për një “urdhër mbrojtës” që të ndalohet Justin Baldoni të ketë qasje në mesazhet e saj me Taylor Swoft.

Aktorja ka paraqitur dokumentet para gjykatësit Lewis J. Liman në Nju Jork të premten, duke pretenduar se përpjekjet e regjisorit dhe ekipit të tij për të marrë komunikimet e saj me këngëtaren janë pjesë e një “taktike” të planifikuar prej kohësh për të përdorur ndikimin e Swift dhe fansave të saj.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Lively thotë se komunikimi i saj me Swift është “jo thelbësor” për padinë kundër aktorit dhe “i parëndësishëm” për pretendimet e kompanisë së produksionit të Baldoni, Wayfarer.

Gjatë procesit ligjor, veçanërisht gjatë muajit të fundit, palët e Wayfarer kanë përdorur emrin e Swift si pjesë të strategjisë së tyre mediatike, thuhet në letër.

Ndërkohë që ekipi i Justin ka hequr dorë nga kërkimi i mesazheve mes Swift dhe Lively, duke thënë se kanë marrë informacionin që donin, avokatët e Lively kërkojnë që të mos vazhdohet më me këtë kërkesë, pasi ajo do të ishte “e përsëritur, e panevojshme dhe e tepruar.”

Një zëdhënës i Blake tha për Page Six se përpjekjet e vazhdueshme për të përfshirë Taylor Swift në këtë çështje janë një “taktikë e PR-së” dhe po shpërqendrojnë nga fakti se paditë e Baldoni kundër Lively, Ryan Reynolds, publikuesit të tyre dhe New York Times janë rrëzuar tërësisht.

Në janar, aktori kishte përfshirë Swift në betejën ligjore, duke nisur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh kundër Blake  dhe Ryan, ku pretendonte se këngëtarja ishte pjesë e një takimi të rëndësishëm mes tyre dhe se Lively po shfrytëzonte miqësinë me artisten për të marrë kontrollin e xhirimeve të filmit.

Por pasi Baldoni tërhoqi fletëthirrjen ndaj Swift në maj, Lively dhe ekipi i saj e cilësuan këtë si një fitore kundër përpjekjeve “ngacmuese” ndaj këngëtares.

Çështja mes Lively dhe Baldoni pritet të shkojë në gjykatë në mars 2026, duke paralajmëruar një betejë të gjatë ligjore.

Të këshilluara

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Reperi i njohur Kanye West u pa ditën e sotme duke hyrë në gjykatën federale në Manhattanin e Poshtëm, ku po zhvillohet gjyqi penal ndaj producentit të famshëm ...

18:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI