Flash

Paris Jackson flet për koncertin në ditën e vdekjes së Michael

Lapsi.al 15 June 2025
Paris Jackson flet për koncertin në ditën e vdekjes së

Paris Jackson ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë pasi do të performojë në një koncert më 25 qershor – data që shënon përvjetorin e 16-të të vdekjes së Michael Jackson.

Në një video të postuar në Instagram Stories më 13 qershor, Paris tha:

“Pra, njerëzit janë të mërzitur përsëri. Këtë herë sepse një nga datat e turneut tim me grupet Incubus dhe Manchester Orchestra bie më 25 qershor – një përvjetor shumë negativ për mua dhe familjen time.”

Ajo sqaroi se, si artiste mbështetëse dhe jo si titullare e koncertit, nuk ka mundësi të zgjedhë datën kur performon.

“Nuk jam unë ajo që vendos për datat kur performoj, sepse nuk jam emri kryesor i turneut,” tha Paris.

Artistja gjithashtu theksoi se po udhëton në mënyrë modeste: “Jam vetëm unë me kitarën time akustike dhe teknikun e zërit, i cili është edhe i fejuari im,” shtoi Jackson, duke iu referuar aktorit Justin Long. “Po udhëtojmë me një furgon të zakonshëm.”

Ajo tregoi se kishte aplikuar vetë për të qenë pjesë e turneut dhe nuk kishte ndërmend të tërhiqej për shkak të datës. “T’u them atyre, ‘Më falni, nuk mund të performojmë atë ditë?’

Turneu “Morning View + The Hits” i grupit Incubus, që përfshin edhe Paris Jackson dhe Manchester Orchestra, u njoftua në mars dhe do të zhvillohet në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Të këshilluara

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Reperi i njohur Kanye West u pa ditën e sotme duke hyrë në gjykatën federale në Manhattanin e Poshtëm, ku po zhvillohet gjyqi penal ndaj producentit të famshëm ...

18:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI