Flash

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

Lapsi.al 12 June 2025
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

Dua Lipa më në fund ka konfirmuar fejesën e saj me aktorin britanik Callum Turner. Këngëtarja  e bëri të ditur lajmin në një intervistë për British Vogue, e cila u zhvillua në prill por u publikua këtë të enjte.

“Po, jemi të fejuar,” u shpreh ajo me entuziazëm. “Është diçka shumë emocionuese.”

Dua rrëfeu se unaza e fejesës u dizajnua nga vetë Callum, i cili ishte konsultuar me motrën dhe mikeshat e saj më të ngushta për të krijuar diçka që do e përfaqësonte plotësisht.

“Jam e fiksuar pas saj. Është aq unike, aq unë. Më pëlqen fakti që personi me të cilin do të kaloj jetën më njeh kaq mirë,” shtoi ajo.

Edhe pse e lumtur për fejesën, Lipa sqaroi se nuk kanë planifikuar ende dasmën, pasi dëshiron të përfundojë turneun e saj “Radical Optimism” që përfundon në dhjetor.

“Callum është duke xhiruar dhe thjesht po e shijojmë këtë periudhë,” tha ajo. “Nuk kam qenë kurrë një vajzë që ëndërron për dasmën. Tani papritur pyes veten, ‘Çfarë do të vesh?’”

Ajo shtoi se pavarësisht se ka parë shumë njerëz që fejohen, kurrë nuk e kishte kuptuar thellësinë e kësaj zgjedhjeje.

“Vendimi për të plakuar bashkë, për të ndarë një jetë, për të qenë shokë të ngushtë përgjithmonë – është një ndjenjë e veçantë.”

Spekulimet për fejesën nisën që në dhjetor 2024, ndërsa lidhja u konfirmua nga Page Six në janar 2024, pasi çifti u pa duke kërcyer në një afterparty në Los Angeles.

“Dua dhe Callum janë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë,” tha një burim për The Sun.

“Familjarët dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur për ta. Ishte një Krishtlindje e mrekullueshme.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI