Flash

Katy Perry në krizë me Orlando Bloom, shkak albumi i ri

Lapsi.al 11 June 2025
Katy Perry në krizë me Orlando Bloom, shkak albumi i ri

Marrëdhënia e Katy Perry dhe Orlando Bloom po përjeton “tension” dhe “stres” në mes të zhgënjimit të këngëtares pas dështimit të albumit të saj më të fundit.

Një burim tha për People të hënën se albumi “143” e ka “frustruar thellë” Katy Perryn.

“Katy ishte thellësisht e zhgënjyer nga pritja që iu bë albumit të saj të ri,” tha burimi, duke shtuar: “Kjo e bëri shumë të stresuar. Orlando ishte mirëkuptues, por gjithsesi kjo solli tension në lidhjen e tyre.”

Një burim tjetër i tha revistës se edhe disa nga komentet rreth turit të saj “Lifetimes”, që nisi në prill, kanë qenë zhgënjyese për këngëtaren.

Kjo mendohet se ka sjellë më shumë stres në marrëdhënien e saj me aktorin.

Perry dhe Bloom janë bashkë që nga viti 2016, me një histori me ndarje dhe ribashkime, dhe janë fejuar në vitin 2019. Ata kanë një vajzë 4-vjeçare së bashku, Daisy.

Çifti planifikonte të martohej në vitin 2020, por ceremonia u shty për shkak të pandemisë COVID-19. Nuk kanë dhënë detaje për ndonjë datë të re martese.

Perry gjithashtu është kritikuar kohët e fundit për pjesëmarrjen në fluturimin historik të Blue Origin në hapësirë, së bashku me Lauren Sánchez dhe Gayle King. Madje fansat u tallén me të sepse zbuloi listën e këngëve të turit të saj gjatë kohës që ndodhej në hapësirë.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI