Flash

Gjykata rrëzon padinë 400 milionë dollarëshe të Justin Baldoni

Lapsi.al 9 June 2025
Gjykata rrëzon padinë 400 milionë dollarëshe të Justin

Një gjykatës federal ka hedhur poshtë paditë e Justin Baldoni ndaj Blake Lively, Ryan Reynolds, publicistes së tyre Leslie Sloane dhe gazetës The New York Times.

Më 9 qershor, gjykatësi Lewis J. Liman pranoi kërkesën për të hedhur poshtë padinë prej 400 milionë dollarësh të ngritur nga Baldoni dhe kompania e tij Wayfarer ndaj Lively dhe Reynolds për shpifje dhe shantazh, si dhe padinë prej 250 milionë dollarësh kundër gazetës “The New York Times” për shpifje.

Megjithatë, gjykatësi i dha ekipit ligjor të Baldoni-t afat deri më 23 qershor për të ndryshuar disa pretendime ligjore të tjera, si shkelja e marrëveshjeve të nënkuptuara dhe ndërhyrja e qëllimshme në kontrata.

“Wayfarer nuk ka paraqitur prova që Lively të ketë bërë ndonjë deklaratë tjetër përveç atyre në ankesën e saj zyrtare, të cilat janë të mbrojtura ligjërisht,” shkruhet në vendimin gjyqësor.

Avokatët e Lively-t e përshkruan vendimin si një “fitore totale dhe rehabilitim të plotë” për aktoren dhe palët e tjera të përfshira:

“Kjo padi ‘400 milionë dollarëshe’ ishte një mashtrim që gjykata e kuptoi menjëherë,” thanë ata, duke paralajmëruar se tani do të kërkojnë shpenzimet gjyqësore dhe dëmshpërblime të trefishta nga Baldoni dhe Wayfarer për “abuzim të procesit ligjor.”

Avokatja e publicistes Leslie Sloane, Sigrid McCawley, tha:

“Leslie Sloane nuk ka shpifur kurrë ndaj Baldoni-t dhe është përfshirë padrejtësisht në këtë proces. Vendimi i sotëm provon pafajësinë e saj.”

“The New York Times” ka mbrojtur raportimin e vet që nga fillimi, duke deklaruar:

“Artikulli ynë ishte i raportuar në mënyrë të kujdesshme dhe profesionale.”

Blake Lively ka depozituar padinë e saj në dhjetor 2024, duke akuzuar Baldoni për ngacmim seksual dhe hakmarrje, akuza që ai i mohon. Pasi ajo u padit nga Baldoni, ekipi i saj ligjor e quajti kundërpadinë e tij “hakmarrëse dhe pa bazë”.

Gjykimi i pritshëm midis Lively dhe Baldoni-t, në të cilin pritet të dëshmojnë të dy, është planifikuar për mars 2026.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI