Flash

Miley Cyrus flet për ish-in Nick Jonas: Jam ende e fiksuar me të

Lapsi.al 6 June 2025
Miley Cyrus flet për ish-in Nick Jonas: Jam ende e fiksuar me të

Miley Cyrus ka bërë një koment të papritur për ish-të dashurin e saj, Nick Jonas, gjatë një interviste në podcastin “Every Single Album”.

Këngëtarja e hitit Flowers u shpreh: “Më pëlqen Nick. Jam ende e fiksuar me të.” Dyshja u lidhën për herë të parë në vitin 2006 dhe patën një marrëdhënie të trazuar deri në vitin 2009. Ajo kujtoi ndarjen e parë si shumë të dhimbshme: “Isha e dërrmuar dhe nuk ndaloja së qari.”

Cyrus shpjegoi se ndarja ndodhi pasi Jonas vendosi të shkëputej nga Disney dhe të niste një tur të pavarur muzikor, duke refuzuar të bashkëpunonte me të në atë kohë. Megjithatë, ajo theksoi se sot çdo gjë është në paqe: “Nick është i martuar, ka fëmijë… të gjithë po ecim përpara. Niley për jetë!”

Ajo gjithashtu pranoi se dikur e konsideronte Jonas një “idiot” pas ndarjes, por me kalimin e kohës e sheh situatën me qetësi dhe humor. Nick Jonas është i martuar me aktoren Priyanka Chopra dhe kanë një vajzë të quajtur Malti. Ndërkohë, Miley është në një lidhje  me muzikantin Maxx Morando.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI