Flash

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Dakota Johnson dhe Chris Martin

Lapsi.al 5 June 2025

Dakota Johnson dhe  Chris Martin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas pothuajse tetë vitesh së bashku.

Sipas burimeve të afërta për The US Sun, ndarja ka ardhur për dy arsye kryesore: diferenca në moshë dhe mospërputhja e dëshirave për të krijuar familje.

Burimi shprehet se Dakota kishte shpresuar për një të ardhme të përbashkët me Chris-in dhe ka vuajtur shumë pas çdo ndarje. Ajo ishte e lidhur emocionalisht jo vetëm me partnerin, por edhe me fëmijët e tij nga martesa me Gwyneth Paltrow – Apple (21 vjeç) dhe Moses (19 vjeç).

“Ajo e donte vërtet atë dhe fëmijët e tij, dhe ai e donte po ashtu. Por lidhja e tyre ka qenë gjithmonë me ulje dhe ngritje, dhe në fund, gjërat nuk po funksiononin,” – është shprehur burimi.

Një nga temat më të ndjeshme mes çiftit ishte çështja e fëmijëve. Johnson ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të bëhet nënë, ndërkohë që Martin, tashmë baba i dy fëmijëve, nuk e ka këtë dëshirë.

Çifti ka qenë në një lidhje që nga viti 2017, e cila shpesh ka qenë on-off, me aludime për ndarje në 2019 dhe më vonë për fejesë. Në vitet e fundit, Dakota është parë disa herë me një unazë smeraldi në dorë, duke shtuar thashethemet për një martesë të mundshme.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI