Flash

Cameron Diaz si shefe: Ish-asistentja rrëfen përvojën në kompani

Lapsi.al 30 May 2025
Cameron Diaz si shefe: Ish-asistentja rrëfen përvojën në

Janet Caperna ka ndarë përvojën e saj si asistente e Cameron Diaz gjatë një interviste ekskluzive për “Virtual Reali-Tea” të Page Six.

“Isha pjesë e Avaline, kompania e verës që themeloi Cameron Diaz me Katherine Power,” tregoi ajo.

Caperna theksoi se e ka dashur shumë punën e saj në markën e verës dhe ende është “e fiksuar” pas produktit. Ajo shtoi se në Los Angeles ekziston një “rrjet i vogël” i asistentëve që ndihmojnë njëri-tjetrin për gjëra të ndryshme si rekomandime për grimerë apo kontakte të furnitorëve.

Diaz, 52 vjeçe, themeloi Avaline në vitin 2020 së bashku me shoqen e saj Katherine Power. Kompania nisi me një verë të bardhë spanjolle dhe një rozë franceze, ndërsa sot përfshin edhe përzierje të kuqe dhe verëra të gazuara organike.

Marka pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke gjeneruar mbi 33 milionë dollarë në shitje vetëm në vitin 2023, sipas Forbes. Avaline u rendit e 112-ta në listën e markave më të mëdha të verës në SHBA.

Pas largimit nga aktrimi në vitin 2014, Diaz iu përkushtua biznesit dhe familjes. Megjithatë, ajo u rikthye në ekran në vitin 2025 me filmin “Back in Action” në Netflix, përkrah Jamie Foxx.

Aktorja e “Charlie’s Angels” dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden, janë të martuar që prej vitit 2015 dhe kanë dy fëmijë: vajzën Raddix dhe djalin Cardinal.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI