Flash

Ish-stilisti i Diddy dëshmon për abuzimin ndaj Cassie Ventura

Lapsi.al 29 May 2025
Ish-stilisti i Diddy dëshmon për abuzimin ndaj Cassie Ventura

Deonte Nash, ish-stilisti i Diddy-t, tregoi në gjykatë për ofendimet e rënda që reperi i bënte Cassie Ventura, ndërkohë që vazhdojnë dëshmitë tronditëse në gjyqin federal për trafikim seksual.

Sean "Diddy" Combs, i cili po përballet me akuza federale për trafikim seksual dhe krime të tjera të rënda, është akuzuar për abuzim të vazhdueshëm emocional dhe verbal ndaj ish-partneres së tij, këngëtares Cassie Ventura.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të mërkurën, ish-stilisti i Combs, Deonte Nash, dëshmoi para prokurorëve duke treguar se reperi e ofendonte rregullisht Cassie-n me fjalë fyese si: “ku*vë, shtrigë.”

Sipas Nash, Combs përdorte fjalën “ku*vë” shpesh dhe ajo ishte fjala e tij e preferuar për Cassie-n, me të cilën ishte në një lidhje të ndërlikuar nga viti 2007 deri në 2018. “Ai do të thoshte, ‘Ajo ishte thjesht një lavire gjithsesi,’” – dëshmoi Nash.

Kur u pyet për reagimin e Cassie Ventura ndaj këtyre fyerjeve, Nash tregoi se ajo shpesh binte në depresion dhe izolohej për ditë të tëra. “E çonte drejt çmendurisë. Bëhej shumë emocionale. Mund të rrinte në shtëpi për ditë të tëra,” – shtoi ai.

Nash është një nga disa dëshmitarët që kanë folur kundër Combs në këtë proces gjyqësor. Javën e kaluar, këngëtarja Dawn Richard – e cila gjithashtu ka paditur Combs për abuzim seksual – dëshmoi se ai e trajtonte Cassie-n si pronë personale dhe bëhej i dhunshëm kur ajo përpiqej të shprehte mendimin e saj.

“Ai e tërhiqte zvarrë, e godiste dhe e qëllonte në gojë,” – tregoi Richard para jurisë.

Edhe nëna e Cassie, Regina Ventura, ka dëshmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin shantazhuar me 20,000 dollarë nga Combs, për shkak të një lidhjeje të shkurtër të Cassie-t me reperin Kid Cudi.

Në fillim të këtij muaji, Cassie Ventura, tashmë 38 vjeçe dhe shtatzënë, dëshmoi në gjykatë për lidhjen e saj 10-vjeçare me Combs. Ajo foli për përfshirjen e saj në “Freak-Off” parties – festa private që zgjasnin deri në katër ditë dhe i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Cassie gjithashtu iu përgjigj pyetjeve për pamjet e kamerave të vitit 2016 ku shihet Combs duke e goditur në një hotel, si dhe për akuzën e përdhunimit që ajo ngriti kundër tij në një padi në vitin 2023.

 

 

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI