Flash

Kevin Costner përfshihet në një padi për ngacmim seksual

Lapsi.al 28 May 2025
Kevin Costner përfshihet në një padi për ngacmim seksual

Kevin Costner është përfshirë në një padi për ngacmim seksual, e ngritur nga aktorja dhe dublantja e skenave të rrezikshme, Devyn LaBella, e cila pretendon se iu nënshtrua një skene përdhunimi të dhunshme, të paautorizuar dhe jashtë skenarit, gjatë xhirimeve të filmit Horizon: An American Saga – Chapter 2 në vitin 2023.

Padia u dorëzua në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për Qarkun e Los Anxhelosit më 27 maj 2025. Sipas padisë, LaBella u punësua si dublante e aktores kryesore Ella Hunt, në përputhje me marrëveshjen e SAG (Sindikata e Aktorëve), për të marrë pjesë në skena fizike dhe me rrezik.

Rregullat e SAG ndalojnë rreptësisht çdo kërkesë të papritur për zhveshje apo skena intime, duke kërkuar njoftim me 48 orë paraprakisht dhe miratim të aktorit, si dhe praninë e një koordinatori të intimitetit.

LaBella thotë se, pasi kishte xhiruar për disa javë pa ndonjë incident, iu komunikua se do të zëvendësonte aktoren Hunt në një skenë të planifikuar dhe të koreografuar përdhunimi. Kjo skenë, e miratuar, u filmua më 1 maj 2023 dhe përfundoi pa probleme.

Sipas padisë, më 2 maj 2023 – një ditë pas skenës së koreografuar – LaBella u thirr për një skenë tjetër, jo intime. Megjithatë, ajo pretendon se Kevin Costner, i cili ishte në set, vendosi të shtojë një skenë të re të dhunshme dhe të paautorizuar.

LaBella thotë se kjo skenë nuk ishte në listën zyrtare të xhirimeve për atë ditë dhe se aktori i kërkoi asaj të zëvendësonte Hunt, e cila kishte lënë setin pasi thuhet se kishte refuzuar të merrte pjesë në skenën shtesë. LaBella thotë se nuk kishte dijeni që Hunt ishte larguar dhe se nuk kishte dhënë asnjë lloj miratimi për atë që ndodhi.

Sipas saj, skena ishte krejt ndryshe nga ajo e planifikuara një ditë më parë, nuk pati sinjalizim të qartë të fillimit apo përfundimit të saj (“action” ose “cut”), dhe nuk ishin të pranishëm as koordinatori i dublimeve e as ai i intimitetit. Ajo pretendon gjithashtu se seti ishte i hapur, duke lejuar këdo të hynte dhe të shikonte skenën në fjalë.

Pas incidentit, ajo thotë se përjetoi trauma të thella emocionale, ndjesi turpi, poshtërimi dhe humbje të kontrollit. Aktorja mori disa ditë pushim dhe më pas u rikthye në një ambient pune “të ftohtë dhe të sikletshëm”, ku pretendohet se iu tha të mos paraqitej në set.

Në qershor 2023, ajo filloi terapi për të përballuar simptomat e traumës, përfshirë ankthin, vështirësitë me gjumin dhe frikën nga intimiteti. Ajo tha:

“Në atë ditë u ndjeva e ekspozuar, e pambrojtur dhe e tradhtuar thellë nga një sistem që më kishte premtuar siguri dhe profesionalizëm. Kjo përvojë më ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e përjetoj këtë industri dhe më frymëzoi që të bëhem një avokate për sigurinë në sete filmike.”

Avokati i Kevin Costner, Marty Singer, i hodhi poshtë pretendimet si të pabaza dhe të pavërteta, duke e cilësuar LaBella-n si një "akuzuese seriale" që përdor "taktika për të përfituar para".

Sipas tij, LaBella kishte pranuar skenën pasi e kishte provuar më parë me një tjetër aktor dhe i kishte dhënë sinjal “OK” koordinatori të saj. Ai madje thekson se ajo kishte qenë në “gjendje të mirë shpirtërore” atë mbrëmje dhe i kishte dërguar një mesazh mirënjohjeje koordinatori, i shoqëruar me emoji buzëqeshjeje dhe zemre.

“Faktet janë të qarta dhe ne jemi plotësisht të sigurt që Kevin do të dalë i pafajshëm,” përfundoi Singer.

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean "Diddy" Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ...

17:22

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI