Flash

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Lapsi.al 27 May 2025
Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean "Diddy" Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ishte kërcënuar dhe madje rrëmbyer gjatë kohës që punonte për artistin.

Clark, një ish-punonjëse e Death Row Records nën Suge Knight para se të kalonte te Combs, tregoi se Combs e kishte kërcënuar me vdekje pasi kishte mësuar lidhjen e saj me Knight.

Ajo gjithashtu dëshmoi se një herë ishte "rrëmbyer" nga sigurimi i Combs dhe ishte detyruar të kalonte disa ditë duke bërë teste  pasi disa stoli të Combs ishin humbur, me kërcënimin se do të hidhej në Lumën East nëse dështonin testet.

Clark vazhdoi dëshminë duke përshkruar incidente të tjera shqetësuese, përfshirë atë kur Diddy  i tha se donte të vriste Kid Cudi nga xhelozia pasi mori vesh për lidhjen e shkurtër romantike të tij me Cassie Ventura.

Clark gjithashtu përshkroi  një incident ku ai  goditi Ventura me forcë gjatë një debati.

Gjyqi është i bazuar në akuzat për krim të organizuar, trafikim seksual dhe prostitucion.

Ndërkohë që Combs ka mohuar të gjitha akuzat, disa ish-punonjës, përfshirë Clark, janë thirrur për të dëshmuar mbi përvojat e tyre gjatë punës me të.

Të këshilluara

Demi Lovato martohet me muzikantin Jutes

Demi Lovato i tha “po” muzikantit Jutes në Kaliforni të dielën, sipas revistës Vogue. Në muajin shkurt, Lovato ndau një përditësim për martesën me fansat për...

16:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI