Flash

Brooklyn Beckham mbështet Nicole Peltz mes tensioneve familjare

Lapsi.al 26 May 2025
Brooklyn Beckham mbështet  Nicole Peltz mes tensioneve familjare

Brooklyn Beckham tha se gjithmonë do të mbrojë gruan e tij, Nicole Peltz, mes aludimeve për “tension” midis tij dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Ai postoi të shtunën në Instagram një video  ku shfaqej duke shëtitur me motor me modelen.

“Gjithçka e imja x Do të të dua përgjithmonë x Gjithmonë të zgjedh ty  x je personi më i mrekullueshëm që njoh xx unë dhe ti përgjithmonë ,” shkroi ai në mbishkrimin e videos.

[embed]https://www.instagram.com/p/DKD00xGp2dP/[/embed]

Thashethemet për grindjen e Brooklyn me Victoria dhe David u përhapën pasi ai nuk mori pjesë në festën e 50-vjetorit të David më 3 maj.

Një burim i tha Us Weekly se çifti ndjehej “i tradhtuar” nga djali i tyre i madh dhe bashkëshortja e tij dhe se nuk kishin “thirrur, shkruar apo kontaktuar drejtpërdrejt me Brooklyn që nga festa e ditëlindjes.”

Burimi shtoi se ekziston “një tension shumë i thellë, i rrënjosur në kontroll dhe plane të ndryshme për të ardhmen e Brooklyn.”

Megjithatë, thuhet se Nicole dhe Brooklyn janë më të lumtur se kurrë pavarësisht grindjeve familjare.

“Nicole dhe Brooklyn janë jashtëzakonisht të lumtur së bashku, të përkushtuar për të ndërtuar një martesë bazuar në dashuri të pakushtëzuar, kujdes, mbështetje dhe familje,” tha një burim për median.

“Duket se ky ekspozim ndaj një marrëdhënie të shëndetshme e ka bërë Brooklyn të vërë në dyshim familjen dhe edukimin e tij.”

Gjithashtu, burimet thanë për Page Six se Brooklyn nuk i ka telefonuar prindërit gjatë vizitës së tij për punë në Londër fundjavën e kaluar dhe as nuk ka vizituar vëllezërit dhe motrën e tij: Romeo, 22, Cruz, 20, dhe Harper, 13.

Nicole përforcoi thashethemet e grindjes kur nuk përmendi Victoria në një dedikim për Ditën e Nënës më herët këtë muaj.

 

Të këshilluara

Demi Lovato martohet me muzikantin Jutes

Demi Lovato i tha “po” muzikantit Jutes në Kaliforni të dielën, sipas revistës Vogue. Në muajin shkurt, Lovato ndau një përditësim për martesën me fansat për...

16:21

Sophie Turner bën paqe me Joe Jonas?

Sophie Turner ka treguar se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin Joe Jonas është përmirësuar  pas divorcit të tyre të vështirë. Aktorja e “Game of Thrones”...

10:27

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI