Flash

“Moment afërsie”, jo incident/ Elizeja mohon tensionet mes çiftit Macron

Lapsi.al 26 May 2025
“Moment afërsie”, jo incident/ Elizeja mohon tensionet mes

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron reagoi me shpejtësi të hënën për të zbutur vëmendjen rreth një videoje virale që tregon gruan e tij, Brigitte, duke i shtyrë fytyrën teksa zbrisnin nga avioni në Vietnam, gjatë ndalesës së parë të një turi në Azinë Juglindore.

Pamjet e shkurtra tregojnë derën e avionit që hapet dhe Macron që shfaqet në prag. Vetëm disa sekonda më pas, të dyja duart e Brigitte Macron shfaqen nga ana dhe shtyjnë fytyrën e presidentit, në një lëvizje që duket si një goditje e papritur.

Macron shfaqet i habitur për një moment, por shpejt rimerr qetësinë dhe përshëndet mediat jashtë.

Teksa çifti zbret shkallët e avionit, Macron i ofron Brigitte-s krahun e tij, por ajo nuk e pranon, duke zgjedhur në vend të kësaj të mbajë parmakun.

Fillimisht, Elizeja e mohoi incidentin në avion, përpara se të përpiqej më pas ta minimizonte rëndësinë e tij.

Çifti po grindeshin lehtë, tha për BFM TV një burim pranë presidentit. Sipas një burimi nga Elizeja, ishte një “moment bashkëshortor afërsie”.

“Ishte një çast kur presidenti dhe bashkëshortja e tij po çliroheshin pak përpara nisjes së udhëtimit, duke e ngacmuar njëri-tjetrin në mënyrë lozonjare,” tha burimi për CNN të hënën.

“Jo më shumë se kaq, por mjaftueshëm për të ushqyer mullinjtë e teoricienëve të konspiracionit,” shtoi burimi, duke theksuar se trollët pro-rusë e shndërruan me shpejtësi episodin në një temë të nxehtë.

https://www.youtube.com/watch?v=jbTalVuZUXM&ab_channel=TheSun

Të këshilluara

Sophie Turner bën paqe me Joe Jonas?

Sophie Turner ka treguar se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin Joe Jonas është përmirësuar  pas divorcit të tyre të vështirë. Aktorja e “Game of Thrones”...

10:27

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI