Flash

“American Music Awards 2025”: Lista e fituesve

Lapsi.al 27 May 2025
“American Music Awards 2025”: Lista e fituesve
Billie Eilish, SZA, Beyoncé, Eminem, Post Malone, Becky G dhe Gracie Abrams ishin mes fituesve të mëdhenj në American Music Awards 2025. Eilish, e cila nuk mundi të marrë pjesë fizikisht për shkak të turneut të saj botëror, dominoi mbrëmjen duke fituar shtatë çmime: Artiste e Vitit, Albumi i Vitit, Kënga e Vitit, Artistja më e Mirë në Turne, Artistja më e Mirë Pop, Albumi më i Mirë Pop dhe Kënga më e Mirë Pop. Beyoncé, edhe ajo e munguar në ceremoni, fitoi dy çmime: Artistja më e Mirë Country dhe Albumi më i Mirë Country. Kjo shënoi herën e parë që ajo, si një fituese e 11 çmimeve AMA më parë, u vlerësua në kategorinë e muzikës country. SZA fitoi për Këngën më të Mirë R&B dhe për Artisten më të Mirë Femër në këtë zhanër. Eminem, edhe pse nuk ishte i pranishëm, mori çmimet për Artistin Mashkull më të Mirë Hip-Hop dhe për Albumin më të Mirë Hip-Hop. Janet Jackson, e nderuar me Çmimin Ikonë,  performoi disa nga hitet e saj, përfshirë “Someone to Call My Lover” dhe “All for You.” “Jam shumë mirënjohëse. Pa asnjë mungesë respekti, por nuk e konsideroj veten një ikonë. Familja ime dhe unë nuk e kishim ëndërr të bëheshim të famshëm – nuk jemi rritur me atë mendësi. Thjesht kishim dashuri të thellë për muzikën, kërcimin dhe këndimin. Fama erdhi si rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit,” tha Jackson në fjalimin e saj. Në skenën e AMAs performuan gjithashtu: Benson Boone, Blake Shelton, Gloria Estefan, Gwen Stefani, Lainey Wilson, Alex Warren dhe Reneé Rapp. Prezantuesit përfshinë emra si JLo, Alix Earle, Cara Delevingne, Ciara, Dan + Shay, Dylan Efron, Jordan Chiles, Kai Cenat, Megan Moroney, Nikki Glaser, Shaboozey, Tiffany Haddish dhe Wayne Brady. American Music Awards, të cilat votohen tërësisht nga fansat, këtë vit u mbajtën në Fontainebleau Las Vegas. Lista e fitueseve

Artisti i Vitit

Billie Eilish

Artistja më e mirë e re

Gracie Abrams

Albumi i Vitit

Billie Eilish – “Hit Me Hard and Soft”

Kënga e Vitit

Billie Eilish – “Birds of a Feather”

Bashkëpunimi i Vitit

Lady Gaga & Bruno Mars – “Die With a Smile”

Turneu më i mirë i vitit

Billie Eilish

Artisti më i mirë Pop

Bruno Mars

Artistja më e mirë Pop

Billie Eilish

Artistja më e mirë Country

Beyoncé

Artisti më i mirë Hip-Hop

Eminem

Artistja më e mirë Hip-Hop

Megan Thee Stallion

Artistja më e mirë R&B

SZA

Artisti më i mirë R&B

The Weeknd

Artisti më i mirë Latin

Bad Bunny

Artistja më e mirë Latin

Becky G

Artistja më e mirë K-Pop

RM (BTS)

Artistja më e mirë Afrobeats

Tyla

Të këshilluara

Demi Lovato martohet me muzikantin Jutes

Demi Lovato i tha “po” muzikantit Jutes në Kaliforni të dielën, sipas revistës Vogue. Në muajin shkurt, Lovato ndau një përditësim për martesën me fansat për...

16:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI