Flash

Deborra-Lee Furness zbulon tradhëtinë e Hugh Jackman

Lapsi.al 28 May 2025
Deborra-Lee Furness zbulon tradhëtinë e Hugh Jackman

Pas dy vitesh ndarje, Deborra-Lee Furness ka folur për herë të parë për prishjen e martesës së saj me aktorin e njohur Hugh Jackman, duke dhënë një deklaratë  që duket se nënkupton se tradhtia bashkëshortore ka luajtur rol në ndarjen e tyre.

Aktorja dhe regjisorja australiane, vetëm disa ditë pasi zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gjykatën e New York-ut, ka shprehur ndjeshmërinë e saj ndaj atyre që kanë përjetuar dhimbjen e "tradhtisë".

Në deklaratën e saj për Daily Mail, ajo shprehet: “Zemra dhe dhembshuria ime shkojnë për të gjithë ata që kanë kaluar udhëtimin traumatik të tradhtisë. Është një plagë e thellë që të shpon, por unë besoj në një fuqi më të lartë – Zotin, universin, ose çfarëdo që secili ndjen si udhërrëfyes – që gjithmonë punon në të mirën tonë.”

Duke reflektuar mbi martesën 27-vjeçare me Hugh Jackman, ajo shtoi se ndonëse përvoja ka qenë e dhimbshme, ajo ka mësuar shumë dhe është rritur shpirtërisht përmes këtij procesi.

“Ky besim më ka ndihmuar të përballoj prishjen e një martese që zgjati pothuajse tre dekada. Edhe kur përballemi me vështirësi të mëdha, ato na udhëheqin drejt së mirës më të madhe dhe drejt qëllimit tonë të vërtetë,” tha aktorja.

Në një mesazh që tingëllon si reflektim i thellë dhe filozofik, Deborra-Lee theksoi rëndësinë e kthimit tek vetja dhe ruajtjes së vlerave personale. “Mund të dhembë, por në plan afatgjatë, të kthehesh tek vetja dhe të jetosh në përputhje me integritetin, vlerat dhe kufijtë e tu, është çlirim dhe liri.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime, veçanërisht për përmendjen e fjalës “tradhti”, e cila nënkupton për herë të parë publikisht se mund të ketë pasur pabesi gjatë martesës. Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhëniet në jetë nuk janë të rastësishme, por ndodhin për të na mësuar dhe për të na ndihmuar të shërojmë plagët e brendshme.

Ndërkohë, vëmendja është përqendruar edhe te lidhja e mundshme e Hugh Jackman me aktoren e Broadway, Sutton Foster. Në janar 2025, Hugh u pa duke ndjekur Sutton në shfaqjen “Once Upon a Mattress” në teatrin Ahmanson të Los Angeles, dhe më pas të dy u fotografuan së bashku në një darkë, duke u mbajtur për dore. Kjo erdhi vetëm disa muaj pasi Sutton kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, skenaristi Ted Griffin, në tetor 2024. Thuhet se Hugh dhe Sutton u njohën më herët, kur luajtën bashkë në prodhimin e Broadway “The Music Man” në vitin 2022.

Deborra-Lee dhe Hugh Jackman u njohën në mesin e viteve ‘90 në serialin televiziv australian Correlli dhe u martuan në vitin 1996. Ata kanë dy fëmijë të adoptuar: Oscar, 25 vjeç dhe Ava, 19 vjeç.

Në shtator 2023, çifti njoftoi ndarjen me një deklaratë të përbashkët ku shprehën dashurinë dhe mirënjohjen për vitet e kaluara bashkë, duke theksuar se familja mbetet prioriteti i tyre kryesor dhe se ndarja ishte një vendim i ndërgjegjshëm për të ndjekur rritjen personale të secilit.

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean "Diddy" Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ...

17:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI